Tedi Blushi: Sot është ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij
Në nisje të seancës plenare për votimin e Reformës Territoriale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar këtë seancë si një moment vendimtar.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë projektin.
Sipas tij, seanca e sotme ka vetëm një qëllim: ndalimin e miratimit të njëanshëm të asaj që ai e cilëson si projekt për “shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë”.
Blushi ka kritikuar edhe masat e sigurisë pranë Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet të krijojë një “normalitet punimesh” ndërsa institucioni është i rrethuar me forca policore.
Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos bëhen pjesë e asaj që e cilësoi si “farsë” dhe të përfaqësojnë qytetarët që, sipas tij, janë ngritur në protestë kundër reformës.
Berisha para Parlamentit: Do bëjmë çmos që reforma të mos kalojë, protesta pa simbole partiake
Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë
Vlorë, vatër zjarri në kodrën e lagjes “15 Tetori”, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 10:21 Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
- 10:12 Vullnet Sinaj ndryshon qëndrim, bashkohet me grupin për “Territorialen”
- 10:08 Berisha para Parlamentit: Do bëjmë çmos që reforma të mos kalojë, protesta pa simbole partiake
- 09:53 Berisha drejt Parlamentit: Do bëjmë betejën më të fuqishme ndonjëherë
- 09:52 Rreth 350 demokratë nga Vlora drejt Tiranës në mbështetje të protestës
- 09:45 Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë