Kanë nisur tensionet e para mes qytetarëve që kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë në bulevardin Zhan D’Ark duke bllokuar kështu rrugën që të nxjerr te Rruga e Elbasanit. Shkak për përplasjen e ashpër mes efektivëve dhe protestuesve është bërë fakti se ata refuzojnë të lirojnë rrugën.
“Nuk është toka juaj kjo” dëgjohen qytetarët duke iu kundërpërgjigjur efektivëve.
Nga ana tjetër efektivët kërkojnë që qytetarët të lirojnë rrugën sepse nuk kanë marrë leje për protestën dhe pon pezullojnë qarkullimin e makinave.
Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili i është bashkuar tubimit të sotëm duke kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tij, e gjatë tensioneve me efektivët është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë.
Po ashtu mësohet se pa këmbënguljes së qytetarëve për të liruar rrugë, Policia ka ndërhyrë duke hedhur spray djegës në drejtim të tyre.
Nga ana tjetër, seanca e sotme plenare ka nisur me fjalën e Sali Berishës, i cili akuzon qeverinë për përgjegjësinë që kanë për vendin, pas skandalit të ndodhur me Vlora Hysenin.
“Çfarë është shërbimi informativ, personali juaj është?” tha Berisha.


