LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/ Berisha: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale. PS: Asnjë shërbim nuk largohet

• Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend mes përplasjes dhe tensioneve. • Shkak për përplasjet mes Opozitës dhe Mazhorancës ka qenë vendimi i socialistëve për të votuar sot Reformën Territoriale, duke shkrirë kështu 15 bashki në vend. • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. • Berisha e cilësoi procesin si të njëanshëm dhe e lidhi debatin në Kuvend me akuzat e opozitës ndaj drejtimit të institucioneve të sigurisë. • Në fjalën e tij, Berisha ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se kjo e fundit është emëruar me rekomandim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.  Më tej, ai ka vijuar akuzat e tij ndaj mazhorancës, duke iu referuar disa përgjimeve që, sipas tij, hedhin dritë mbi lidhje mes politikës dhe botës së krimit. • Gjatë fjalës së tij, Berisha ka lexuar pjesë nga transkripte që ai i atribuoi një dosjeje hetimore dhe ka akuzuar deputetin socialist Taulant Balla se ka përdorur arrestimin e rivalëve të grupeve kriminale në funksion të sigurimit të votave. • Një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spropalit ka ndodhur në seancën e sotme plenare. • Duke iu referuar reformës territoriale, Bardhi deklaroi se Rama, ka përdor presionin dhe shantazhin ndaj deputetëve që kanë dal kundër Reformës Territoriale, duke iu drejtuar dhe Elisa Spiropalit. • Pas tij reagoi deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila hodhi poshtë akuzat për shantazh dhe deklaroi se askush nuk mund ta intimidojë atë. • Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka theksuar se deputetët e Partisë Socialiste vendosin partinë mbi Shqipërinë. • Ai përmendi këshillat bashkiakë të Divjakës, Poliçanit dhe bashkive të tjera që kanë votuar kundër shkrirjes. • Nga ana tjetër, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend akuzat e opozitës se Reforma Administrativo-Territoriale po hartohet për interesa elektorale të Partisë Socialiste. • Mazniku argumentoi se PS nuk ka nevojë për ndryshimin e hartës territoriale për të siguruar rezultat elektoral, duke theksuar se socialistët kanë fituar 55 nga 61 bashkitë.

37 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Reforma Territoriale/ Sinaj ndryshon mendim: Do bashkohem me Grupin e PS-së, është vendim politik

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, ka ndyshuar mendim për Reformën e re Territoriale, të propozuar nga PS-ja. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sinaj u shpreh se mendimi i tij është në minorancë, duke theksuar se do të bashkohet me mendimin politik të Grupit të PS-së.

Sinaj theksoi se mbështetja e tij nuk është "çek i bardhë" dhe kërkoi që reforma të përmirësohet, veçanërisht për zonat malore.

Vullnet Sinaj: Unë jam zgjedhur nga banorët e qarkut të Vlorës dhe nuk kam qenë pro kësaj reforme. Por idetë e mia ngelen në minorancë. Grupi Parlamentar të PS-së ka vendosur që të votohet projektligji për reformën territoriale. Në fund të fundit janë pikëpamje. Në këtë moment, që Grupi i PS ka marrë këtë vendim, vendimmarrja ime i lë vendin vendimmarrjes të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbështetja ime nuk është çek i bardhë, por kërkon që të bëhet më mirë dhe për zona malore./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk! Kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose 

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar deputetin e Selenicës, duke e akuzuar se ka ndryshuar qëndrim për Reformën Territoriale. Berisha ironizoi deputetin, duke deklaruar se brenda pak ditësh ai u shndërrua në eunuk dhe se zgjodhi interesat e biznesit mbi të drejtat e banorëve të Selenicës.

Berisha u shpreh se deputeti duhej të mbronte interesat e qytetarëve dhe vetëqeverisjen vendore. Ai shtoi se emri i deputetit do të mbetet në shtyllë e turpit, në historinë e Bashkisë Selenicë.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk. Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore. Mësoje!  Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.  Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.


Të dashur qytetarë dhe qytetare të Selenicës dhe qarkut të Vlorës. 
E dëgjuat vetë se si midis Big Marketeve të tij, të mbushura me ushqime të skaduara dhe shpeshherë me probleme të mëdha, dhe Selenicës, të drejtave tuaja për të patur vetëqeverisjen, ai që s'dua t'ia them as emrin këtu, zgjodhi Big Marketin e tij.  Po ti mo, a të mbylleshe atje, ti ke aq shumë fitime sa mund të rrije dhe të zgjidhje të mbroje interesat.  Po ku je ti mo? Çfarë je mo?  Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë. 
Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s'ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Zvogëlimi i numrit të bashkive ishte paracaktuar"/ Haxhinasto:  Aplikuat parimin 'asnjë fitore për opozitën'

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Edmond Haxhinasto

TIRANË- Deputeti Edmond Haxhinasto ka deklaruar se drafti i PS për Reformën Territoriale është karakterizuar nga arroganca, hipokrizia dhe gënjeshtrat.

Gjatë fjalës në Kuvend, Haxhinasto tha se zvogëlimi i numrit të bashkive ishte paracaktuar nga mazhoranca. Sipas tij, kjo ka ndodhur para konsultimeve publike të zhvilluara nga Komisioni i Posaçëm me qytetarët.

Edmond Haxhinasto: Edhe këtë herë nuk u zhgënjyem. Aplikuat parimin 'asnjë fitore për opozitën', ndonëse këtë herë fitorja kishte të bënte me qytetarët. Ishte rasti që të jepnit një shembull se truri juaj nuk punon vetëm me idenë 'o fitore o humbje', por të dilnit nga flluska e militantizmit dhe të mendonit pak në mënyrë racionale. Kjo reformë u karakterizua nga arroganca, hipokrizia e gënjeshtra. Zvogëlimi i numrit të bashkive ishte paracaktuar./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Shqetësimi i zonjës është shumë serioz"/ Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një replikë ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, Berisha me tone ironike tha se shqetësimi i Spiropalit është shumë serioz, ndërsa i këshilloj që fjalimin e mbajtur më parë ta shoqëroj me votë.

Kjo duke argumentuar se nëse ajo nuk e bën këtë, do të konsiderohet si hipokrite. 

Sali Berisha: Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. Njeriu që paraqet të ashtuquajturën reformë është një bashkëpunëtor me Eco Tirana, një organizatë inkriminete. Ky njeri për 7 vite në Eco Tirana ka përvetësuar, shpërdoruar, nga 2017 në 2023, qindra e qindra miliona euro dhe Tirana çdo vit është bërë më e pistë. Nuk kam asgjë tjetër unë përveçse të ftoj që fjalën që mbajte ta shoqëroni me qëndrimin me votë, se përndryshe do të regjistroheni me germat më të zeza si fjala më hipokrite e mbajtur në historinë e parlamentit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Çfarë po ndodh në Kuvend?/ Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe kundërshton reformën, Spiropali lëshon kritika

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Pamje

TIRANË- Qindra protestues janë mbledhur jashtë Kuvendit, ndërsa brenda ambienteve të saj po zhvillohet seanca plenare. Deputetët po diskutojnë për Reformën e re Territoriale, e cila ka sjellë një sërë reagimesh dhe kundërshtimesh. 

Nga ana tjetër, më herët protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit. Pas kësaj, situata është përshkallëzuar dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj tyre.

Në seancë po vijon debati për Reformën Territoriale, ndërsa kundërshtime ka pasur edhe nga ana e disa deputetëve socialistë si Erion Braçe dhe Elisa Spiropali. Spiropali tha se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te mënyra se si ushtrohet pushteti dhe sa pranë qytetarëve janë institucionet.

Ndërsa, Braçe u shpreh se ky projektligj nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve të prekur nga ky ndryshim. Ai kërkoi më shumë transparencë mbi kriteret ekonomike dhe financiare që kanë shërbyer për hartimin e projektligjit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Kjo nuk është reformë"/ Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota e qytetarëve

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Bardh Spahia

TIRANË- Deputeti i PD-së Bardh Spahia, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi procesin si antikushtetues dhe antiligjor, duke thënë se nuk është marrë parasysh vullneti i qytetarëve dhe se reforma rrezikon të cenojë autonominë vendore.

Spahia kërkoi anulimin e reformës, duke akuzuar mazhorancën se po e përdor ndryshimin e hartës territoriale për interesa elektorale. Sipas tij, qytetarët dhe këshillat bashkiakë të zonave të prekura nuk janë dëgjuar dhe nuk u është dhënë mundësia të shprehen përmes referendumit vendor.

Fjala e deputetit Bardh Spahia në Kuvend:

Të nderuar qytetarë, kolegë deputetë,

Po ta analizojmë pak reformën e njëanshme të vitit 2014, sot ky Parlament na sjell përsëri një projektligj për reformën territoriale. Në vend që të korrigjonte apo të përpiqej të riparonte sadopak problematikat e jashtëzakonshme të reformës së vitit 2014, ky projektligj i thellon edhe më shumë ato. Për hir të së vërtetës, këto problematika nuk lidhen vetëm me shërbimin ndaj qytetarëve. Përkundrazi, ato mbartin pasoja të rënda me të cilat përballet sot Shqipëria dhe që do të vazhdojnë të jenë një plagë e hapur për vendin tonë edhe në dekadat e ardhshme, siç është tkurrja demografike.

Të nderuar qytetarë, Sot gjendemi përballë një paligjshmërie që bie ndesh me interesin e qytetarëve. Ky Parlament është vënë plotësisht në shërbim të një njeriu të vetëm: Edi Ramës.
Kjo nuk është reformë. Kjo është një copëtim i hartës territoriale për interesa elektorale të Edi Ramës. Ai ka frikë nga vota e qytetarëve. Ka frikë sepse, çdo ditë që kalon, po përbuzet gjithnjë e më shumë nga qytetarët, të cilët me të drejtë janë ngritur sot në protestë. Jashtë këtyre mureve ndodhet vullneti i lirë dhe i vërtetë i qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Deputetët e mazhorancës nuk përfaqësojnë më qytetarët. Ata janë thjesht kartonmbajtësit dhe noterët e Edi Ramës, të cilët i shërbejnë legjitimimit të asaj që ne e konsiderojmë paligjshmëri: një akti të turpshëm dhe të paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar. Ajo që kërkoni të miratoni sot me forcën e kartonëve nuk bëhet për qytetarët, por vetëm për interesat tuaja.

Në fakt, të njëjtën gjë bëtë edhe 11 vite më parë, me të ashtuquajturën reformë të vitit 2014. Që në vitin e parë, ajo nuk përmbushi objektivat themelore: garantimin real të autonomisë vendore, decentralizimin e qeverisjes dhe pavarësinë financiare, ashtu siç i garanton Kushtetuta. Prandaj, sot mund ta quani këtë proces si të doni, por kurrsesi nuk mund ta konsideroni një reformë territoriale në shërbim të qytetarëve të këtij vendi.

Ju refuzuat të dëgjonit zërin e qytetarëve të 15 bashkive që po kërkoni të shkrini. Nuk po i fshini ato vetëm nga harta territoriale, por po rrezikoni të fshini edhe historinë e tyre, po cenoni shërbimet për komunitetet, rrugët, qendrat shëndetësore, parqet, kopshtet dhe, mbi të gjitha, të ardhmen e këtyre qytetarëve. Ju po shkelni autonominë vendore, një parim kushtetues i garantuar nga ligji themeltar i këtij vendi. Neni 13 i Kushtetutës përcakton shprehimisht se qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet mbi parimin e decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Ju po bëni pikërisht të kundërtën. Po shkrini 15 bashki për t'i përfshirë në bashki më të mëdha, duke e përqendruar edhe më shumë pushtetin. Po zhbëni një parim thelbësor, atë të autonomisë vendore, një parim që nuk jua japin as kartonët tuaj në këtë sallë dhe as vullneti apo dëshira e kryeministrit tuaj, por që garantohet nga vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ju kërkoni të zhdukni bashkitë e Fushë-Arrëzit, Klosit, Rrogozhinës, Dimalit, Poliçanit, Patosit, Divjakës, Selenicës, Maliqit, Këlcyrës, Memaliajt, Libohovës, Cërrikut, Belshit dhe Prrenjasit, nën maskën e një reforme që nuk është gjë tjetër veçse një rivizatimi elektoral i hartës territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë akt, ju po u mohoni rreth 225 mijë banorëve që jetojnë sot në këto 15 bashki, ose afërsisht një të dhjetën e popullsisë së vendit, të drejtën e garantuar nga Kushtetuta për t'u dëgjuar lidhur me kufijtë e njësisë së tyre vendore.
Neni 108, pika 2, i Kushtetutës përcakton shprehimisht se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj dhe nuk mund të ndryshohen pa marrë më parë mendimin e popullsisë që banon në to. Ku është mendimi i qytetarëve në këtë të ashtuquajtur reformë? Pse nuk u dëgjuan ata? Për javë të tëra, sheshet kryesore të këtyre bashkive kanë gumëzhitur nga zërat e qytetarëve që kundërshtojnë shkrirjen e tyre. Ju refuzuat t'i dëgjonit. Refuzuat të respektonit vullnetin e tyre.
Pse nuk u dëgjuan kërkesat legjitime të qindra këshilltarëve bashkiakë, të cilët, përtej përkatësive politike, kërkuan me forcë që këto bashki të mos ndryshohen dhe të mos shkrihen? Ju refuzuat t'i dëgjonit edhe ata, ndonëse janë përfaqësues të qytetarëve në qeverisjen vendore.

Ju shkelët në mënyrë të paprecedentë parimet themelore të Kushtetutës për organizimin e qeverisjes vendore, të garantuara nga neni 108, pika 4, i cili përcakton se vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Ju injoruat vendimet e këshillave bashkiakë, ushtruat presion të hapur ndaj shumë anëtarëve të tyre dhe refuzuat t'u garantonit qytetarëve një të drejtë që parashikohet në Kushtetutë: mundësinë e referendumit vendor.
Secila prej këtyre 15 bashkive duhej të kishte mundësinë të shprehej pro ose kundër shkrirjes, përmes vullnetit të lirë të qytetarëve dhe jo përmes imponimit, në funksion të qëllimeve elektorale të asaj që ju e quani «Rilindje» dhe të kreut të saj, Edi Rama. Ky është fundi i demokracisë lokale. Është fundi i respektimit të parimeve dhe standardeve ndërkombëtare. Është fundi i çdo modeli europian të qeverisjes vendore. Ju po shkelni hapur parimet themelore të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Po anashkaloni përfaqësuesit legjitimë vendorë. Po anashkaloni zërin e qytetarëve dhe vullnetin e tyre. Po u mohoni mundësinë që të shprehen përmes votës dhe referendumeve vendore.

Por, mbi të gjitha, po shkelni Kartën Europiane të Autonomisë Vendore të Këshillit të Europës, e cila është pjesë e sistemit tonë juridik dhe ka epërsi ndaj ligjeve vendase që nuk pajtohen me të. Duke mos konsultuar autoritetet vendore dhe komunitetet e prekura përpara ndryshimit të kufijve të bashkive, ju po veproni, sipas qëndrimit tonë, në kundërshtim me nenin 4, pika 6, dhe nenin 5 të kësaj Karte, duke cenuar autonominë vendore dhe të drejtën e komuniteteve për t'u dëgjuar për vendimet që i prekin drejtpërdrejt. Për këtë arsye, gjej rastin t'u bëj thirrje përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Delegacionit të BE-së që të mos heshtin përballë një reforme që, sipas nesh, u mohon komuniteteve të drejtën për t'u dëgjuar dhe cenon autonominë vendore. Kërkoni që institucionet shqiptare të përmbushin detyrimet për respektimin e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore dhe të angazhimeve demokratike që Shqipëria ka marrë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Integrimi europian nuk mund të përdoret si fasadë për vendime të imponuara nga kjo mazhorancë. Përjashtimi i qytetarëve nga vendimmarrja përbën regres demokratik, që prek drejtpërdrejt përmbushjen e kushteve të grupkapitullit 1, «Themeloret», dhe dëmton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Të nderuar qytetarë,

Përballë keni një mazhorancë me fuqinë e kartonëve, por që, sipas qëndrimit tonë, nuk po garanton të drejtat dhe liritë tuaja, të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. Kjo mazhorancë nuk ka as fytyrë dhe as moral t'u dalë përpara qytetarëve shqiptarë, sepse po uzurpon garancitë kushtetuese, po shpërdoron besimin e qytetarëve dhe po vepron kundër vullnetit të tyre. Prandaj, ju bëj thirrje ta anuloni këtë proces, të cilin e konsiderojmë antikushtetues dhe antiligjor, në kundërshtim me frymën dhe angazhimet e Shqipërisë për t'u bërë pjesë e familjes europiane. Qytetarët janë sot jashtë, në protestë, dhe kërkesat e tyre janë legjitime. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. Vullneti i tyre duhet të respektohet.
Ju faleminderit!/Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Ju thotë kryetari çfarë duhet të bëni dhe ju e bëni"/ Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Elisa Spiropali

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka shprehur kritika për mënyrën se si po diskutohet Reforma Territoriale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se ndryshimi i hartës nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me decentralizim të vërtetë dhe më shumë kompetenca për pushtetin vendor.

Spiropali tha se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te mënyra se si ushtrohet pushteti dhe sa pranë qytetarëve janë institucionet. Më tej, deputetja kërkoi më shumë përgjegjësi për kryetarët e bashkive, duke theksuar se ata nuk duhet të trajtohen si vartës të pushtetit qendror apo të partisë në pushtet.

Deputetja socialiste tha se nuk mund të flitet për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit. Spiropali theksoi se deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të pavarur në vendimmarrje, ndërsa partitë duhet të kenë guximin të reformojnë veten dhe të përzgjedhin njerëzit më të mirë për të përfaqësuar qytetarët.

Elisa Spiropali: Me keqardhje shumë të madhe po e marr fjalën, kur shoh se jo vetëm në këtë Parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë. Po edhe më gjerë kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit. Së bashku kemi zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, besimi, mënyrë të ekzekutimit dhe të administrimit të pushtetit dhe politikës. Po e nis nga vetja, sepse besoj që secili prej nesh duhet ta nisë nga vetja. 

Unë besoj se sot, Reforma Territoriale, nuk është një reformë. Duhet ta themi këtu hapur. Nuk diskutojmë një reformë territoriale, sepse nuk është pyetja sa bashki kemi, por sa pushtet duhet të ketë një bashki. A duhet të ketë një reformë territoriale pa një decentralizim të vërtetë? Unë mendoj se duhet të ndryshosh hartën, është e lehtë. Por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të konceptojmë pushtetin? A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjeve?

Decentralizimi nuk është vetëm një çështje e pushtetit vendor. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive, duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit.

Këtu dua të kaloj te ushtrimi i pushtetit për të mirë dhe në favor të qytetarëve. Kryetarët e bashkive nuk mund të përdoren as si prefektë, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Unë jam pjesë e kësaj shumice. Duhet t’u japim atyre kompetencën dhe peshën, sepse i përfaqësojnë të gjithë. Nuk mund të thirren nëpër takime dhe të trajtohen si vartës.

Më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë të mi që flasin pa vend sot për të folur me tone të tilla. Ne do i mundnim të gjithë, do i fitojmë të gjitha bashkitë… Jo mo, jo. Nuk është normale që t’i fitosh të gjitha bashkitë. Ne duhet që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që i ushtrojnë.

Nuk është puna te deputetët e bindur, por te ata të përgjegjshëm. Nuk duhet të reformojmë vetëm pushtetin lokal, por dhe sistemin zgjedhor, që nuk prodhon asgjë. Me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Qytetari duhet ta dijë për kë voton. Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Revolta jonë duhet të jetë edhe e brendshme.

Ju bëni sikur jeni përfaqësues të qytetarëve. Ju thotë kryetari çfarë duhet të bëni dhe ju e bëni. Pavarësia e madhe ju. Reforma nuk duhet të kërkohet vetëm nga kundërshtari, por edhe së brendshmi. Ne duhet ta meritojmë fitoren. Duhet të kemi guximin të reformojmë partitë tona. Bashkitë tona. Të zgjedhim njerëzit më të mirë që dalin nga proceset e brendshme të partisë. Qëndrimi im nuk ka qenë personal. Në këtë pikë keni shumë për të bërë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat e atyre që tradhtojnë zgjedhësit

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se opozita do të ngrejë "shtyllat e turpit" për deputetët që, sipas tij, po tradhtojnë zgjedhësit duke votuar reformën territoriale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se mazhorancën se po ushtron presion ndaj deputetëve për të siguruar votat për Reformën Territoriale.

Më tej ai adresoi akuza edhe ndaj qeverisë lidhur me trajtimin e kryetarit të Bashkisë së Memaliajt. Lideri i opozitës, u bëri thirrje deputetëve të Fushë-Arrëzit, Pukës dhe zonave të tjera që të mos dorëzohen përballë Ramës dhe të votojnë në përputhje me interesat e qytetarëve.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ndërkohë që zhvillohet ky debat, njeriu me 5 mbiemra këtu në parlament, që ka porosi të vrasjeve, që është i implikuar me tre kartele droge, bën presion mbi deputetët dhe bën pazare për t'i detyruar që të votojnë.  U bëj thirrje përfaqësuesve të Fushë-Arrëzit dhe të Pukës, përfaqësuesve të zonave të tjera të zgjedhin dinjitetin, karakterin, nderin dhe përfaqësimin e qytetarëve, pa u dorëzuar para Edi Ramës dhe pazareve të tyre të pista. 

Dënoj me forcën më të madhe dhunën, terrorin nga narkopolicia e Skënder Ballukut dhe Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë të Memaliajt.  Hakmarrje primitive ndaj tij për faktin se qytetarët e Memaliajt refuzuan Edi Ramën. I propozoj Bashkisë Divjakë, Bashkisë së Durrësit, i propozoj të gjitha bashkive, të ngrenë që nesër shtyllat e turpit për të shkruar me gërma të zeza emrat e këtyre tradhtarëve të zgjedhësve të tyre që dalin këtu dhe na thonë se Divjaka aty do mbetet, se Klosi nuk lëviz. 

Çfarë jeni këtu mor ju, çfarë jeni ju?  A keni ju, a keni turp nga vetja juaj që flisni në këtë mënyrë? Si mund të zbrisni në zero? Hë, edhe ky i Kodrës së Kuajve, erdhi këtu. Që edhe ky foli. 
Atëherë shkoje atje ti. Shkoje ti, do ta them unë ty. Po po, deputeti i Kodrës së Kuajve. 

Dëgjoni këtu!,Manza, Sukthi, Rrushbualli, Ishmi, janë 105 mijë banorë. Janë 105 mijë banorë dhe u mohojnë vetëqeverisjen në mënyrën më kriminale vetëm për qëllime elektorale.  Pra, absolutisht nesër po të dalim në pushtet do ngremë shtyllat e turpit për ju./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Reforma thellon shpopullimin”/ Leskaj kundër Hartës Territoriale: Varianti i PD për 100 bashki, ofronte më shumë decentralizim

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka kundërshtuar ditën e sotme në Kuvend projektin për Reformën territoriale, duke e cilësuar atë si një model që, sipas tij, do të thellojë pabarazitë mes zonave të ndryshme të vendit. Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke thënë se miratimi i reformës do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonave më të vogla dhe mund të përshpejtojë procesin e shpopullimit.

Njëkohësisht Leskaj, mbrojti alternativën e PD-së për krijimin e 100 bashkive, duke thënë se një organizim i tillë do ta afronte më shumë pushtetin vendor me qytetarët. Sipas tij, bashkitë me përmasa më të vogla do të kishin mundësi të identifikonin më shpejt nevojat e komuniteteve dhe t’u përgjigjeshin më drejtpërdrejt kërkesave të banorëve.

"Si banor i Selenicës, Divjakës, Këlcyrës, Patosit, etj, unë do ta përcjell këtë shqetësim me respektin më të madh për bashkëqytetarët e mi. Me respektin më të madh për bashkëqytetarët e mi dhe me respektin më të madh edhe për deputetët e Vlorës e Fierit dhe të zonjës Spiropali, do tregohem i kujdesshëm deri në fund. Ju zoti kryetar i Kuvendit si pjesëtar i sektit Rama sot po kaloni një projekt që jo thjesht shkrin 15 bashki, por i bashkohet atij projekti të madh të shpopullimit të vendit. Është një reformë që thellon akoma më tepër Shqipërinë me 2 shpejtësi, me 2 standarde në zona të ndryshme të vendit. Shpopullimi është sot problemi i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Pas çdo bashkie që humbet funksionet, pas çdo familje që largohet jashtë vendit, ekziston një pyetje 'a po boshatiset Shqipëria?'. Përgjigja është po. Këshilli bashkiak i Selenicës votoi kundër shkrirjes me Vlorën. Varianti i PD-së me 100 bashki synon të ruajë njësitë vendore më të vogla, më pranë komuniteteve dhe me lidhje të drejtpërdrejta me territorin. 100 bashki do të thotë më shumë afërsi me qytetarin. Bashkitë e mëdha krijojnë distanca të konsiderueshme, fizie e administrative. Një bashki e vogël ka mundësi të identifikojë më shpejtë nevojat e komunitetit. Me variantin tonë të PD-së kemi decentralizim më të madh. Reforma e 2014 i mohoi pjesëmarrjen në vetëqeverisjen vendore rreth 70% të popullsisë", tha Leskaj./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Pse të bashkohet vetëm Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj, por marr mbrapsht zhgënjimin e banorëve

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Fadil Nasufi

TIRANË- Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi ka folur për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai shprehur disa pakënaqësi për këtë ndarje, ndonëse deklaroi se do ta votojë.

Nasufi tha se nuk e kupton pse Dimali duhet të bashkohet me Beratin, ndërsa bashki të tjera si Roskoveci dhe Kuçova nuk janë përfshirë në të njëjtën skemë. Megjithatë, ai deklaroi se do ta votojë draftin, pavarësisht se mer mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative.

Fadil Nasufi: Unë si deputet i qarkut Berat i kam ndjekur reagimet, refuzimet dhe argumentet kundërshtuese të bashkisë Dimal e Poliçan që i bashkohen Beratit. Realisht prisja një hartë territoriale që e sjell organizimin e pushtetit vendor në kufirin e bashkive metropolitane ose ish-rretheve. Jam i dakordësuar me banorët e Dimalit.

Nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie, ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina etj. Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar fjalimin e tij me tone ironike në Kuvend. Gjatë fjalë së në Kuvend, ai kundërshtoi Reformën e re Territoriale, duke u ndalur veçanërisht tek bashkimin i Divjakës me Lushnjën. 

Me tone ironike, Korreshi tha se PS duke kërkuar shkrirjen e Divjakës, ka futur konflikt mes banorëve të kësaj bashkie dhe asaj të Lushnjës. Deputeti demokrat kritikoi edhe mënyrën se si ofrohen shërbimet publike në Lushnjë, duke folur për problemet me pastrimin, menaxhimin e mbetjeved dhe mirëmbajtjen e qytetit.

Saimir Korreshi: Ceno Klosi që nuk e njeh njeri, doli i pari në Divjakë nga Lista e Hapur. Ja pse e doni reformën ju. Ju keni futur edhe sharjen e urrejtjen mes lushnjarëve e Divjakës. Askush nuk e do këtë bashkim, përveç kryetares që i vente deti në derën e bashkisë. Pretendoni shërbime publike? Po ju s'keni hale. Sot e gjithë bashkia është patronazhim nga i pari te i fundit. Në 2014 i thatë do ulim shpenzimet. Kazanët e plehrave një herë në javë pastrohen në Lushnjë. Ndizen zjarre në mes të qytetit. Juve ju ka zënë ferra sytë, kallami është bërë si hu nëpër parcela. Asnjë nga rezervuarët e Myzeqesë nuk i punojnë portat hyrëse e dalëse. Iu ngeci peshku./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Kjo reformë është akti i arrogancës"/ Baçi në Kuvend: Super-pushteti i një njeriu që ka vënë hartën e Shqipërisë mbi tavolinë dhe e grabit

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është se mazhoranca përmes reformës territoriale synon vjedhjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai ka akuzuar kryeministrin e vendit se po e trajton Shqipërinë si një 'mall' duke i shitur pronat, institucionet dhe, sipas tij, duke shkelur Kushtëtutën.

"Kjo reformë është akti i arrogancës së vazhdueshme të super-pushtetit të një njeriu, i cili ka vënë hartën e Shqipërisë mbi tavolinë dhe e grabit, shet prona, shkrin bashki dhe njësi administrative, shkatërron institucione, shkel ligj e Kushtetutë për të arritur çdo marrëzi me territorin e një vendi, sikur të ishte mall që ja ka lënë babai i tij dhe jo mall i shqiptarëve. Me këtë akt mazhoranca noterizon interesat  antiligjore elektorale të qeverisë për një tjetër grabitje të zgjedhjeve të radhës që do të vijnë. Kjo i privon sërish hapësirën opozitës për një garë të ndershme e demokratike", tha Baçi./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Reforma Territoriale/ Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga kryeministri Rama

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deputeti Vangjel Dule është shprehur kundër draftit të PS për reformën territoriale. Gjatë fjalës në Kuvend, Dule u shpreh se diskutimet për Reformën Territoriale treguan se me mazhorancën nuk mund të ketë bashkëpunim në interes të vendit.

Sipas tij, tkurrja demografike e bashkive tregon pasojat e reformës, për të cilën tha se është përdorur për kontrollin e territorit dhe përfaqësimit. Në fund, Dule akuzoi deputetët e PS-së se votojnë sipas interesave të kryeministrit, duke pretenduar se Rama i shantazhon dhe i detyron të ndjekin qëndrimet e tij.

Vangjel Dule: Ishte një mësim që na dhatë edhe neve deputetëve të opozitës, një mësim i qartë, me ju nuk ka marrëveshje, nuk mund të ketë kontratë e bashkëpunim. Ju në çdo moment të aktivitetit tuaj qeveritar e parlamentar nuk keni parasysh interesa vendi, as tuajat, por interesat e të parit tuaj që ju shantazhon ditë e natë, që nëse nuk ndiqni politikat e tij, do ju kundërvihet juve dhe interesave tuaja.

Kemi një reformë me një rezultat tërësisht të dështuar. Në Komisionin e Posaçëm pyetjes sesi janë të dhënat demografike në bashkitë e vendit, shumica dërrmuese e kampit tuaj thonë se kemi një tkurrje drastike. Kjo provon dështimin. Ne i thellohemi së keqes. Ju asnjëherë s'keni pasur qëllim tjetër nga ai i kontrollit të territorit dhe përfaqësimit./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë! Tradhtia me hartën territoriale nuk do të falet

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet synojnë shpopullimin dhe grabitjen e pasurive publike. Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi e cilësoi reformën si një vendim që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe komuniteteve.

Blushi pretendoi se pas shkrirjes së 15 bashkive fshihen interesa ekonomike, duke përmendur pasuritë natyrore në Klos, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Patos dhe zona të tjera. Ai u bëri thirrje deputetëve të reflektojnë përpara votimit, duke deklaruar se çdo votë do të mbahet shënim dhe do të gjykohet nga qytetarët dhe historia.

Tedi Blushi: Të nderuar qytetarë që po na ndiqni! Avni Rustemi e përmblidhte veprën e zezë të Esat Pashës me vetëm tri fjalë: Përçarje. Shitje. Tradhti. Njëqind e gjashtë vjet më vonë, me këto tri fjalë përmblidhet në mënyrë identike edhe vepra e zezë e Edi Ramës. Përçarje. Shitje. Tradhti. Këto tri fjalë janë edhe thelbi i programit qeverisës. Dhe Esat Pasha i gjallë ka vendosur sot të hakmerret për Esat Pashën e vdekur, duke e vijuar programin e shkombëtarizimit, të shpopullimit dhe të shitjes, së plaçkitjes së Shqipërisë, duke e nisur pikërisht nga Libohova, nga vendlindja e Avni Rustemit.

Edi Rama gjithashtu, është padyshim Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia pas Nikola Pashiqit, siç me të drejtë do të konstatonte edhe gazetari i mirënjohur gjerman Martnes. Por krahasuar për nga dëmet, për nga tradhtia që po i bën shqiptarëve ky kancer i kombit, është edhe më i zi. Historia ka një zakon të keq, të rikthejë gabimet kur populli harron dhe nuk nxjerr mësimet e duhura nga e kaluara. Dhe sot, para se çdo deputet i këtij Parlamenti të marrë peng nga mafia, nga krimi, nga tradhtia, nga pabesia, para se të votojë për projektin e shpopullimit dhe të shkombëtarizimit të Shqipërisë, nuk duhet të harrojë se nuk do të miratojë vetëm ndryshimin e disa vijave në hartën administrative-territoriale të Shqipërisë.

Nuk do të ndryshohen thjesht disa kufij administrativë. Sot është një ditë e zezë për këtë Kuvend, për Shqipërinë, sepse ky Kuvend, pa asnjë mandat popullor, ka vendosur të ndryshojë jetët e qindra mijëra shqiptarëve! Sepse qëllimi i vetëm i Edi Ramës, nëpërmjet këtij akti kriminal, diktatorial, është të shpopullojë dhe të grabisë pronat, pasuritë publike dhe çdo pëllëmbë toke të Republikës së Shqipërisë. Çdo deputet i këtij Kuvendi duhet ta dijë se pas çdo vije në hartë që Edi Rama kërkon të zhdukë sot ka familje, ka të rinj, ka të moshuar, ka shtëpi, ka biznese, ka komunitete, ka histori, identitete, kulturë dhe trashëgimi.

Aty janë varret e të parëve, aty ka lindur dhe e ardhmja e komuniteteve.
Një bashibozuk tha nga kjo foltore se sot do të votohet kryeakti i këtij Kuvendi.
Në fakt, ky Parlament do të votojë sot kryekrimin më të rëndë që ka miratuar ndonjëherë. Shpopullim, shkombëtarizim nën pretekstin e gjoja një reforme administrative, e cila po imponohet me dhunë, me gjak, me shkopinj gome, me gaz, me arrestime që ende po vijojnë. Po përse Edi Rama ka vendosur t’i shkrijë këto 15 bashki? Sepse në Klos do të grabisë kromin.

Sepse në Memaliaj do të grabisë qymyrgurin. Do të ndërtojë resorte në Vjosë.
Sepse Maliqi është hambari i Shqipërisë. Se sigurisht do të grabisë pyjet e pafundme të Fushë-Arrëzit. Do të grabisë Spillenë dhe sigurisht do të grabisë edhe naftën në Patos. Pra, kudo do vetëm shpopullim, vjedhje, grabitje.
Kur bashkon territore pa pyetur njerëzit që jetojnë aty, nuk ke bërë thjesht një riorganizim administrativ. Ke marrë një vendim për të ndryshuar jetën e njerëzve pa miratimin e tyre. Dhe këtu qëndron thelbi i problemit. Ky vendim diktatorial, kriminal duhet refuzuar sot me çdo çmim, sepse në fakt secili prej jush duhet ta dijë se sot historia do të gjykojë gjithsecilin prej nesh, do të mbajë shënim çdo votë, çdo fjalë apo çdo heshtje.

Ndaj secili prej nesh sot ka përgjegjësinë e lartë qytetare, politike dhe patriotike të vendosë nëse nesër do të gdhihet si një Esat Pashë i vogël apo do të gdhihet si një Avni Rustem. Sot nuk po thelloni një Reformë Administrative, sot po thelloni varrin politik që po i hapni vetes secili prej jush. Edi Rama nuk ka për t’ju shpëtuar nesër, ndaj thirrini mendjes. Mendoni si shqiptarë para se të votoni si Rilindas. Mendoni si shqiptarë para se të votoni si kartona të shurdhër, të verbër, pa identitet. Turpi do t’ju mbulojë, por mbi të gjitha shqiptarët nuk do jua falin, historia nuk do jua falë dhe shqiptarët kanë ditur që në një moment t’i japin përgjigje tradhtisë.

Thirrini mendjes, tradhtia paguhet, tradhtia shpaguhet! Askush prej jush nuk ka fuqinë t’i shpëtojë ndëshkimit të shqiptarëve, që në revoltë janë ngritur sot për të mbrojtur vatrat e tyre, familjet e tyre, varret e paraardhësve të tyre. Nuk mund të shuhet Libohova, sepse Avni Rustemi do të jetojë gjatë, sa kohë të jetojnë shqiptarë, qoftë edhe një në këtë tokë dhe Avni Rustemi i vetëm bëri histori. Ruani nga hakmarrja e shqiptarëve. Ajo një ditë do të trokasë në derën e secilit prej jush./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Reforma Territoriale/ Gjekmarkaj ironizon: Fjalët qytetarë, dinjitet e bereqet në gojën e Maznikut kërcasin si arra! 

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar reformën territoriale dhe e ka cilësuar atë si një ndërhyrje që nuk synon përmirësimin e administrimit të vendit, por konsolidimin e pushtetit politik. Gjatë fjalë së tij në Kuvend, Gjekmarkaj tha gjithashtu se synimi është mbajtja e pushtetit me çdo kusht. 

Më tej, ai ironizoi edhe gjuhën e përdorur nga mazhoranca për të justifikuar reformën, duke thënë se termat si territor, qytetarë, dinjitet dhe integrim europian nuk arrijnë ta bindin opinionin publik.

Agron Gjekmarkaj: Qëllimi nuk është për të administruar Shqipërinë, qëllimi nuk është për të përmirësuar qeverisjen, qëllimi nuk është për t’i dhënë autonomi, për të forcuar identitete, për të krijuar vatra pushteti që ju shërbejnë qytetarëve… Qëllimi është për të krijuar një anarki administrative me një synim të vetëm. Synimi është mbajtja e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo truk.

Fjalët territor, qytetarë, dinjitet, bereqet, selamet, integrim, pasurim, predikim kërcasin si arra në gojën e Maznikut, në gojën e Taulantit e në gojën e të tjerëve, por nuk bindin askënd./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Po asgjësoni 15 bashki"/ Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po asgjëson 15 bashki, pavarësisht performancës së tyre dhe potencialeve që kanë.

Berisha përmendi ndër të tjera Përrenjasin, Klosin dhe bashki të tjera, duke theksuar potencialet e tyre ekonomike, minerare, kulturore dhe sportive. Ai argumentoi se disa prej këtyre bashkive kanë performancë më të mirë se njësi të tjera që do të mbeten pjesë e hartës së re territoriale.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi gjithashtu mazhorancën se përdor një gjuhë që synon të maskojë realitetin dhe të justifikojë vendime që ai i konsideron në interes të aferave korruptive.

Berisha akuzoi ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke theksuar se ajo është përfshirë në kontrabandë armësh së bashku me bashkëshortin e saj gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Sali Berisha: Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e Padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës. Është akti më i rëndë i korrupsionit jo vetëm të gjuhës, por edhe të mendimit. Është krim që transmetohet nëpër medieve në mbarë Shqipërinë. Shikoni mor zotërinj, këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë. Prej të cilave ka me ekipe, me aktivitete kulturore të shquara. Ka me ekipe sportive të rekordeve botërore. Prej të cilave ka komunitete me rezerva botërore hekuri dhe nikeli siç është Përrenjasi, siç është Klosi me kromin. Prej të cilave ka performancë më të mirë se këto ekzistueset. Dhe këtu dilni këtu e bëni avokatinë më të turpshme. Por problemi është se termat që përdorni këtu janë një përdhosje e plotë e gjuhës shqipe. Termat që përdoren këtu janë përdhosja më e madhe pasi përdorni fjalët e kësaj gjuhe të bukur për t’u fshehur realitetin shqiptarëve, për t’u shitur me fjalët tuaja të korruptuara një realitet që nuk ekziston.

Për të mbrojtur aferat tuaja korruptive. Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën. E morët vesh apo jo? Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin. Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu. Se këta i detyron të dalin ai, i detyron... po sigurisht të detyron ty. Po mor po, se ty peng të morën Troplinët që kur të vunë ty në Portin e Durrësit. Pa le më aty tek armët të çuan kontrabandistët ty. Prandaj si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë? E përfundoj unë fjalimin, por nuk përfundojnë këta mashtrimet. Mashtrimet e tyre nuk përfundojnë kurrë!/Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Mazniku, simpatiku që nuk e di nga i bie Lushnja"/ Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend Reformën e re Territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke përdorur batuta ndaj bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën, Arbjan Mazniku.

Korreshi kundërshtoi bashkimin e Divjakës me Lushnjën dhe akuzoi mazhorancën se me hartën e re po krijon përplasje mes dy vendeve. Duke iu referuar Maznikut, Korreshi tha se ai nuk e njeh situatën në Lushnjë dhe Divjakë, ndërsa hodhi poshtë argumentin se bashkia e Lushnjës ofron më shumë shërbime urbane.

Saimir Korreshi: Unë do ta nisja me një fraza të vjetër. ‘Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë, detin që do më vijë afër apo liqenin që më kanë tharë’. Gëzon kryetarja se do i vijë deti afër. Por gjatë tranzicionit na thatë liqenin. Mazniku simpatiku, ai që nuk e di nga i binte Lushnja. ‘Kishte shërbime urbane bashkia Lushnje dhe nuk kishte Divjaka’. Gënjen. Divjaka ka, lidhet nga Çerma në Divjakë. Ne në Lushnje s’kemi. Deri te rotonda e Plugut kemi, dhe atë e çojmë me të shtyrë. Këto shërbime ofron me nder jush bashkia Lushnje. Siç ofron shërbimin zjarrfikëse, që flenë të gjithë atje dhe e bëjnë rrëzë pemës./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"A keni guxim t’i dilni para qytetarëve?"/ Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar Reformën e re Territoriale të propozuar nga PS-ja, e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi deklaroi se banorët e Divjakës kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën, duke akuzuar mazhorancën se po merr vendime në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

Më tej, ai u ndal edhe te gjendja e shërbimeve dhe institucioneve vendore, duke pretenduar se bashkitë nuk kanë arritur të ofrojnë shërbime të mjaftueshme për qytetarët. Sipas deputetit demokrat, zgjerimi territorial i bashkisë nuk garanton automatikisht përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Saimir Korreshi: A keni guxim ju që morët qoftë edhe një votë me ju dalë dhe me u përballë, me i thënë atyre banorëve se pse po ia hiqni, në kundërshtim me të gjithë ata që ua kanë hequr mandatin, ua kanë çmandatuar, duke filluar që nga kryetari i bashkisë suaj. Sot banorët e Divjakës ishin të gjithë aty, sepse nuk e duan bashkimin me Lushnjën dhe jo vetëm kaq. Ju këtu futni dhe sharjen midis Lushnjës dhe Divjakës. Urrejtjen midis lushnjarëve dhe divjakasve se ua kaluat përtej. Askush nuk e do këtë bashkim. As Lushnja me Divjakën dhe as Divjaka me Lushnjën. Përveç kryetares, që dinte që do t’i vinte deti në derë të bashkisë.

Kjo është e vërteta e hidhur. A mendoni ju se do jepni shërbime? Por ju keni halë njësitë administrative. Sikur shkon në banjo publike, çfarë shërbimi keni dhënë ju? E keni që në 2007-të Lushnjën. Dhe tani që do marrë Divjakën, do u zhvilloka, ëëë. Hajde t’i shikojmë. Shkojmë te njësia, qenef. Shkojmë te tjetra, halë, kanë rënë dhe hekurat. Mirë tarraca. Era halë vjen atje. Ju i shërbeni njerëzve brenda në qenef. Si do ta rregulloj unë etikën? Nuk ka temë tjetër për ta rregulluar.

Nuk mund të ofrohet shërbim në qenef, por ju e bëni. A i patë ju këto, se në çfarë derexhe ishte gjendja civile në Lushnjë? Thanë: ka kaluar buxheti në fillim të vitit, opingat. As certifikatë toke, as leje ndërtimi, asnjë. E kur do ta bëke ti, se do bashkohet me Divjakën? Apo prisni të bashkoheni dhe kjo kryetarja të bënte një të madhe? Ju thoni se nuk do hiqen. Këtej gënjeni, këtej nuk dini çfarë të gënjeni. E vërteta është që nuk do ketë më shërbim fare, askund, zero./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale/ Deputetit i heqin mikrofonin: Problemi ynë nuk janë letrat, por njerëzit

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Pamje

TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ndërsa deputeti socialist Erion Braçe po kritikonte Reformën e re Territoriale, drejtuesja e seancës në parlament Evis Kushi i fiku mikrofonin për tejkalim minutash.

Pas kësaj, deputeti është revoltuar dhe është shprehur se në sallë mungonin më shumë se gjysma e qeverisë, në një moment mjaft vendimtar të jetës politike në vend. Në lidhje me këtë, Braçe tha se nuk bëhet fjalë për letra, por për jetën e njerëzve në 15 bashki.

Ai kritikoi edhe bashkëkryetarin socialist të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Maznikun. Sipas Braçes, reforma nuk duhet të fokusohet te dokumentet dhe ndarjet administrative, por te nevojat dhe jeta e qytetarëve.

Diskutimi i plotë:

Braçe: Pavarësisht se si mund të mendojë thuajse e gjithë qeveria, është… a është gati qeveria të delegojë pushtet real tek pushteti vendor? A është gati qeveria të delegojë kompetenca, funksione, buxhete, tatime, taksa, të ardhura, prona, që i bëjnë ato e që i shkojnë në fakt atij komuniteti atje, atij pushteti që është afër qytetarit? Në qoftë se s’bëjmë këtë, keq më vjen por nuk…

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Po, faleminderit zoti Braçe.

Braçe: Në qoftë se s’bëjmë këtë, keq më vjen por nuk kemi bërë gjë. Dhe mund të mblidhemi të gjithë këtu e t’i japim këtij emrin e saj, hartës, si të doni.

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, faleminderit! Ju lutem…

Braçe: Por kjo…

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Fjala është për zotin Arjan Ndoja.

Braçe: Por kjo nuk është e tillë! Bëhet e tillë në qoftë se njerëzit e besojnë si të tillë. Mund ta bëjmë me vete atë, por duhet ta besojnë njerëzit këtë! Sepse problemi ynë janë njerëzit! Problemi ynë… problemi ynë nuk janë letrat, janë njerëzit!

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, ju lutem! Fjalën ia kam dhënë zotit Arjan Ndoja.

Braçe: E fundit gjë… e fundit gjë se nuk do të jetë më pak… E fundit gjë që dua… e fundit gjë që dua të them: E dëgjova me shumë vëmendje argumentin që e gjitha po bëhet për fondet e kohezionit dhe të zhvillimit rajonal të Bashkimit Evropian. Në rregull, po e mendon kush atë që thotë dhe e beson kush atë që thotë? Po si… si mendoni ju që një hartë na bën pjesë automatike të fondeve të kohezionit social të Bashkimit Evropian? Po jo! Unë mendoj që ka kushte, ka me qenë… ka infrastrukturë që duhet të ndërtohet…

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, ju lutem! Tërheq vëmendjen të lironi foltoren.

Braçe: Dhe vetëm kjo hartë nuk e jep këtë gjë, vetëm kjo hartë nuk e garanton sot, nuk e garanton këtë gjë! Dhe është thelbësore për të kuptuar që gjërat duhet t’i bëjmë vërtet!

Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, po pengoni zhvillimin e seancës! Ju lutem lironi foltoren. Sigurisht që jo… jo… Lironi foltoren…

Braçe: Pra, vetëm kaq nuk mjafton! Do të kisha dashur që një shtet i tërë, një qeveri e tërë, unë besoj se e kishte gjithë mundësinë të kishte sjellë këtu hartën dhe të gjitha kompetencat që i çojnë pushtetit real te qytetari. Të gjitha, pa përjashtim! Dhe që t’i bëjnë ata realisht të ndihen pjesë e një pushteti, ta kenë dhe ata në dorë pushtetin në kufi! Faleminderit!“/Dosja.al

7 ORE ME PARE

“Keni shkelur parimet”/ Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka kritikuar Reformën e re Territoriale, e cila është propoziar nga Partia Socialiste dhe synon shkrirjen e disa bashkive. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se ky projektligj  nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve të prekur nga ky ndryshim. Ai kërkoi më shumë transparencë mbi kriteret ekonomike dhe financiare që kanë shërbyer për hartimin e projektligjit.

Më tej, deputeti socialist ngriti shqetësime për decentralizimin dhe kompetencat e bashkive, duke theksuar se një pjesë e përgjegjësive janë transferuar te pushteti vendor pa fondet e nevojshme. Në lidhje me këtë, ai furnizimin me ujë, menaxhimin e ujërave të ndotura, mirëmbajtjen e rrugëve dhe zhvillimin rural.

Në fund, ai tha se reforma duhet të mbështetet në parime të qarta dhe jo vetëm në interesa elektorale. Kjo ndërsa kërkoi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca dhe burime financiare për të ushtruar përgjegjësitë e tyre.

Erion Braçe: Poliçani nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë përveçse në 92 kundërshtonin mbylljen e Kombinatit. Mundësinë e tyre të jetesës. Në vijim njerëz të tjerë edhe nga ato nga Poliçani, Ura Vajgurore, Kuçova më dhanë punë nderin e pafund për të përfaqësuar në kuvend ata. Për 12 vite me radhë të tjerë njerëz në Divjakë, Lushnjë më dhanë punë dhe nderin për të punuar me ta dhe për ta. Kam jetuar u jam pafund mirënjohës. Kush mirënjohjen nuk e njeh lidhje me këta njerëz nuk e ka kuptuar. Është marrëdhënie njerëzore kush nuk e ka nuk e kupton. Në territor janë bërë eksperimente. Qeverisa vendore për shkak të qeverisjes larg nga qytetari, ai është pushteti i qytetarit. E kam dëgjuar se kemi patur një angazhim elektoral në zgjedhjet e 2005.

Edhe kjo hartë që me gjasë do ndryshojë do marrë fuqi nga 2031, këto mësova sot paradite. Qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga vota, por nga parimet. Parimet janë shkelur. Nuk janë zbatuar kudo në territor të vizatuar nga kjo hartë dhe kjo u tha hapur. Ne me këtë ligj ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki. Jo kufijtë. Ndryshojmë jetën dhe në bashki të tjera. Kaq me lehtësi e marrim këtë fakt ndryshimin e jetës së njerëzve që kanë bërë plane për jetën e tyre. Nga fëmijët e me radhët, shkollimin e tyre, punën të ardhurat. Bie dakord që populli ushtron sovranitetin përmes të përfaqësuesve me votë. Që të ndodhë kjo duhet transparencë për të dhëant, aktet vendimet, transparencë efektive jo hedhja e letrave mënjanë. Transparencë efektive nuk ka patur. Edhe brenda një grupi ,as në nivel grupi, në nivel profesional .kriteret që justifikojnë këtë ligj janë me karakter ekonomik dhe financiar. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne do të ishte e udhës që informacioni te ishte korrekt, Arbër. I referohesh kompetencave të bashkisë që nuk i kanë përmbushur. Nuk ishe korrekt me çfarë the.

Një pjesë e madhe janë formale, banale. Këto kompetenca u transferuan pa buxhet apo me buxhet. A mund të flasë? Kërkon kohë edhe më shumë. Prodhimi transmetimi me ujë të pijshëm është kompetencë e bashkive. Seriozisht e thoni këtë a kemi ndërtuar ca sh.a atje. Mbledhja e ujërave të ndotura. Ne na mbysin lumenjtë në Divjakë, Lushnjë. Janë në administrim të qeverisjes qendrore. Mirëmbajtja e rrugëve. E mbani mend sa lek transferuam. Dua të ndalem. Te thelbi. E kemi patur në program një reformë jo thjesht ndarje elektorale aty flitet për decentralizim. Edhe për shndërrimin e bashkive në agjentë ekonomikë. Zhvillimi rural, bashkitë kanë 6 kompetenca pjesa më e madhe i zotëron qeverisja qendrore. I bëjnë drejtoritë e bujqësisë, nuk e bëjnë bashkitë. Ata kanë paratë bashkia jo. Mbylle s’ka gjë se kam zë kam ngrënë vezë./Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Opozita e ka mendjen te zgjedhjet e radhës"/ Balla mbron Reformën Territoriale: Lidhet me integrimin në BE

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Reforma Territoriale lidhet me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se 70% e legjislacionit të BE-së do të zbatohet në nivel vendor.

Sipas tij, buxheti i vitit 2027 në Shqipëri do të jetë 10 miliardë euro, ku përfituese sipas tij do të jenë edhe bashkitë. Në përfundim Balla tha se opozita e ka mendjen te zgjedhjet e radhës, kurse mazhoranca e ka mendjen për të punuar për gjeneratën e radhës.

Taulant Balla: Anëtarësimi në BE kërkon reforma të thella e të vështira. Janë reforma që duhen bërë me çdo kusht. Edhe kjo reformë, ka dimensionin e vet. Një pjesë e tyre lidhet me kapitullin 22. Rreth 70 % e legjislacionit të BE-së zbatohen në nivel vendor. Kryetarët dhe Këshillat vendorë që do të dalin nga zgjedhjet e vitit 2027, janë ata që kanë mundësinë për ta bërë të prekshëm anëtarësimin për qytetarët. Sipas matematikës së Lulit, kjo 100 njësi është shumë më pranë propozimit tonë sesa 373 njësi. 10 miliardë euro do të jetë buxheti i vitit 2027, ku bashkitë janë patjetër përfituese. Nëse në 2015 zinte një peshë prej 2.4%, sot është 3.5 %. Ja pra që qeveria qëndrore i ka dhënë më shumë mbështetje pushtetit vendor nga sa i jepni ju. Ju e keni hallin te zgjedhjet e radhës, por dallimi mes nesh dhe jush është ajo që thoshte Çërçill 'ne punojmë për gjeneratën e radhës'. Ju ndoshta keni shpresë të punoni për zgjedhjet e radhës. Ato të humbura i keni po hytë, sepse si e keni nisur ju mund të mos hyni fare./Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Kjo ndodh vetëm në diktaturë"/ Blushi: Reforma territoriale po miratohet me gjak, shkopinj gome dhe arrestime

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi për miratimin e reformës territoriale. Ai e ka cilësuar situatën si një proces të shoqëruar me përplasje dhe tensione, duke pretenduar se reforma po miratohet me tensione të ashpra.

Në reagimin e tij, ai ka sulmuar edhe Arbian Maznikun, duke e akuzuar se ka ndërtuar karrierën politike duke tradhtuar Erion Veliajn. Sipas Blushit, ai ka përfituar politikisht duke u distancuar nga ish miku, i tij dhe ka bërë karrierë mbi atë që ai e cilëson si 'tradhti ndaj shokut'.

“Dua t’ju kujtoj një element që nuk duhet anashkaluar. A mund të më thoni një vend që miraton një reformë territoriale me gjak, me shkopinj gome, me gaz lotsjellës, me arrestime?

Ku ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm në diktaturë dhe kjo ka ndodhur në diktaturë. Ata qytetarë që po protestojnë sot, nuk kanë ardhur nga hiçi. Janë banorë të 15 bashkive që ju kërkoni t’i shuani, t’i zhdukni nga harta e Shqipërisë. Dhe për t’i dhënë një përgjigje një “kolegu”, se këta nuk meritojnë t’i quash kolegë, se s’mund të jesh koleg me ata që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Por prezantuesi, lapto-reforma (Arbian Mazniku), i cili e ndërtoi karrierën duke tradhtuar Erion Veliajn, dhe i cili do të jetë viktima e parë e Erion Veliajt, sepse e ka paralajmëruar që do t’i ngulë thonjtë në fyt.

Pra, këta njerëz që ndërtojnë karrierën e vet politike mbi tradhtinë ndaj shokëve më të ngushtë janë zgjedhur nga Edi Rama fiks adapt për të prezantuar një reformë e cila në vetvete nuk është asgjë tjetër veçse një akt kriminal dhe diktatorial. Një thikë pas shpine, një tradhti për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Blushi./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Reforma territoriale/ Boçi në Kuvend: Mazhoranca po e përdor për qëllime politike, synon shpopullimin e Shqipërisë

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka deklaruar se Reforma e re Territoriale, e cila është propozuar nga PS synon shpopullimin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se Shqipëria ndodhet përballë një rreziku pushtues, ku qëllimi i tij është shpopullimi i vendit. 

Sipas tij, mazhoranca e përdor reformën për qëllime politike dhe se për ndarjen e re ka marrë mendimin e turistëve. Më tej, ai solli si shembull zonat periferike të Tiranës, ku sipas tij mungojnë shërbimet bazë. Në fund, ai u bëri thirrje deputetëve që do të votojnë reformën të marrin në konsideratë pasojat që vendimi mund të ketë për qytetarët dhe komunitetet lokale.

Luçiano Boçi: Jemi përballë një rreziku pushtues ndaj territorit dhe lirië së qytetarëve.  Jemi përballë një pushtimi tjetër pas 582 vitesh. Dhe ai ka të njëjtin qëllim, shpopullimin e vendit. Sot kemi territore pa zë. Nëse humasim toponimet, kemi humbur historinë dhe nëse humasim historinë, kemi humbur Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse një brez punon jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen. U fol këtu për sukses të reformës në 2014-ën. Kur Tirana ka performancë, pse i merrni Krujës ju Rinasin? Çfarë logjike përdorni në gjithë këto bashkime? Po të ikësh në Zallher apo në periferi të Tiranës, të duket vetja si në mesjetë nga mungesa e shërbimeve. Çfarë logjike ekonomike keni përdorur për këto bashkime? Ju keni marrë për bazë mendimin e turistëve. Ju keni pyetur turistët dhe keni në bazë të ndarjes territoriale vendimet tuaja politike. Dua t'i bëj një pytje ndërgjegjes së deputetëve që do votojnë për Reformën, a do mundet ai t'i dalë përballë atij qytetari që i ka dhënë besimin?/Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Jeni shndërruar në organizatë kriminale"/ Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë! 

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën duke thënë se janë shëndërruar në një organizatë kriminale.  Gjatë replikës së tij në Kuvend, Berisha, akuzoi mazhorancën se Reforma Territoriale po përdoret për të dobësuar qeverisjen vendore dhe për të hequr pengesat ndaj abuzimeve me pronat dhe fondet publike.

Berisha e cilësoi reformën antikushtetuese dhe antikombëtare, duke theksuar se bashkitë po eliminohen për t’i hapur rrugë një modeli më të centralizuar të qeverisjes. Duke iu referuar investimeve në zonat rurale, ai deklaroi se qeveria e mëparshme investoi 3.2 miliardë në Shqipërinë rurale, ndërsa akuzoi mazhorancën se investimet e saj janë përqendruar te interesa të lidhura me trafikantë dhe banda.

Berisha deklaroi se mazhoranca është shndërruar në një organizatë të mirëfilltë kriminale dhe paralajmëroi se pronat e lidhura me krimin do të përballen me konfiskimin.

Sali Berisha: Për t’i kthyer përgjigje edhe njëherë, personit që karakterin, ndërgjegjen, votën ia ka, ia ka falë bixhozit. Por dola këtu për të mbrojtur dhe njëherë interesat jetike të komuniteteve, për të denoncuar këtu para jush aktin antikushtetues, antigjyqtar dhe antikombëtar që bëni ndaj bashkive të vendit.

Me këtë pseudo-reformë ju de facto e shtroni Shqipërinë në atë që doni, se si ta vidhni më shumë. Me këtë pseudo-reformë ju zhdukni çdo lloj pengese që keni nga qeverisjet e vërteta vendore në vjedhjen e këtij vendi.

Përsa u përket investimeve, aty janë dhe çdo qytetar e din. Ajo qeveri e dikurshme investoi 3.2 miliardë në Shqipërinë rurale, kurse ju në Shqipërinë rurale, përveç investimeve në miliona metër katrorë të trafikantëve dhe bandave, grabitjeve të tokave, s’keni investuar asgjë.

Ky diskutimi juaj dhe ky qëndrimi juaj sot dëshmon se ju jeni shndërruar në një organizatë të mirëfilltë kriminale, pa interesa kombëtare, pa interesa shoqërore, pa interesa shqiptare. Dhe ju garantoj se agjencia për konfiskimin e pronave do t’ua nxjerrë për hundësh ju dhe çdo njeriu me pronë krimi!/Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Kjo është hakmarrje politike ndaj qytetarëve"/ Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Reformën e re Territoriale si një hakmarrje politike ndaj qytetarëve. Në fjalën e tij në Kuvend,  Berisha, kundërshtoi Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po shpërfill zërin e qytetarëve dhe po cenon zhvillimin e bashkive që preken nga ndryshimet.

Berisha deklaroi se në zonat ku janë hequr njësitë vendore investimet kanë rënë ndjeshëm dhe përmendi Shëngjergjin, Krrabën, Libohovën, Memaliajn, Këlcyrën, Dimalin, Poliçanin, Rrogozhinën, Klosin dhe Fushë-Arrëzin si komunitete me potenciale të rëndësishme turistike, bujqësore, minerare dhe zhvillimore.

Ai e cilësoi reformën si një akt që dobëson qeverisjen vendore dhe akuzoi mazhorancën për interesa politike. Berisha kërkoi gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po dëmton interesat e komuniteteve.

Gjatë fjalës, Berisha lexoi edhe një mesazh nga një qytetar i Poliçanit, i cili e cilëson qytetin si shtëpinë, historinë dhe identitetin e komunitetit dhe kërkon që qytetarët të kenë të drejtë të shprehen për të ardhmen e bashkisë së tyre.

“Poliçani nuk është thjesht një emër, nuk është thjesht një hartë, është shtëpia jonë, historia dhe identiteti ynë”, thuhej në mesazhin e qytetarit.

Sali Berisha: Midis njeriut të qytetëruar dhe njeriut që ka humbur vetëdijen njerëzore, njeriut që para virtytit, përgjegjësisë, zgjedh vesin dhe verbërinë, njeriut që bëhet vektor i së keqes, ju keni zgjedhur këtë të dytën.  Vini këtu në parlament dhe në një akt armiqësor të hapur, të hapur, pohoni se nuk keni detyrim të dëgjoni zërin e qytetarëve për fatin e tyre.  Pohoni se duke u larguar shërbimet dhe qeverisjen, i lumturoni ata. Pohoni se po kryeni një vepër madhore në interes të shqiptarëve. 

Çfarë tregoni ju? 

Ju tregoni së pari se jeni në verbëri të plotë, ju nuk njihni realitetin. Po në qoftë se ju prekni sadopak nga realiteti i këtij vendi, konstatoni se në të gjitha zonat ku hiqen komunat dhe bashkitë, investimet zbritën në zero. 

Ju harroni, s'ju intereson sigurisht, se komunat dhe bashkitë apo njësitë e qeverisjes vendore janë njësi zhvillimi, investimi jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ju i hoqët ato dhe po të dilni jashtë unazës së Tiranës, investimet janë afërsisht zero.  Shkoni në Shëngjergj, shihni, asnjë qindarkë. Dhe mbrapa Shëngjergjit është një nga masivet më të fuqishme, më të bukura malore të vendit, që janë masivi i Bizës, Martaneshit, i maleve të Labinotit, të Elbasanit e të tjerë. 

Asnjë qindarkë! Shkoni në Krrabë, asnjë qindarkë! mShkoni kudo që hiqen bashkitë dhe komunat, investimet ranë në zero. 

T'i heqim edhe këto, jashtë çdo lloj kriteri, jashtë çdo lloj standarti. Po Libohova ka qenë në shekuj një qendër që ka bërë dritë, një qendër që ka mahnitur edhe Lord Bajronin me artin e saj kuzhinor. Ka mahnitur me organizimin e saj... po po, ashtu për ty është kjo. 

Ju i bini kryq Libohovës, Memaliajt, që ka qenë një nga kontribuesit kryesorë në mirëqenien e shqiptarëve, qytet minator, e shuani. Pasi e rrafshuat, Këlcyrën me potenciale të jashtëzakonshme të turizmit malor e bëni të paqenë. Dimali, një bashki e njerëzve punëtorë, po të shkoni aty në zonat e kësaj bashkie ju do gjeni sera, aq sa do u duken në perëndimin e diellit sikur je në një det. Çfarë jeni ju, mor? Pse jeni kaq të ligj, që u bini vizë me një votë të turpshme këtu.

Poliçani, një komunitet i organizuar, një komunitet që në kushtet më të vështira e rindërtoi jetën e vet. Dhe që padiskutim ka një potencial shumë të madh turistik, ka një potencial të gjithanshëm dhe ju e asgjësoni. 

Asgjësoni Rrogozhinën, një nga bashkitë me potencial turistik më të madh, ju them unë juve, Spilleja është një xhevahir i bregut shqiptar, në çdo aspekt. Rrogozhina fillon këtu në Tiranë, te kodrat e Tiranës dhe përfundon në kufi me Divjakën. Vizë!  Çfarë jeni ju, kaq cinikë mor? Ju nuk keni asnjë lloj interesi!

Shuani Klosin, një bashki me emër dhe potencial shumë të madh. Potencial të madh mineral, rezerva minerare botërore, potenciale të mëdha ujore, potenciale të mëdha të gjithanshme. S'ekziston. Sepse ai, ku është ky Malaj, ku është ky? Sepse ai ka interesat mafioze të tij, bashkë me Edi Ramën, të pandara. Po po, po po. I bini Fushë-Arrëzit. A e dini ju që nga Aprripa në Pukë është një distancë sa nga Tirana në Vlorë, pothuaj. 

Distanca në kilometra nuk është kaq, po po të kesh parasysh rrjetin rrugor është absolutisht kaq. Si e bëni ju këtë? Aq më tepër kur këtu ka disa tendenca, Edi Rama u përpoq t'i përçajë komunitetin në Pukë, po pukjanët janë të mençur, janë punëtorë. Bëri gjithçka t'i kundërvejë myslimanët kundër katolikëve. Po po! Për të shtuar, mos mbaj atë zhvilloje këtu. Për të shtuar me turp siç është, se as myslimanët, as katolikët e mbështetësit të Fushë-Arrëzit nuk e votuan. 

Kjo është hakmarrja, që ta dini domethënë. Ja pse hakmerret me Fushë-Arrëzin, i cili ka qenë epiqendër në të gjitha kohërat.  Po po, ka qenë epiqendër e rrethit, qendër në grup. Pra ju, i merrni të paqena këto dhe keni vënë një të papërgjegjshëm. Ku iku ai mor? Ku iku ai mafioz, i lidhur me Milorancin. Se unë s'ja përmenda parë. A e dini ç'është Andrea Miloranci? Andrea Miloranci është mafiozi i lidhur me Ndranghetën që bashkëkryesonte Eco Tiranën me këtë reformatorin tuaj, mafiozin tuaj. Ka vetëm një kërkesë, Edi Rama të japë dorëheqjen këtu.  Të japë dorëheqjen, sepse faktohet si një armik i vërtetë i shqiptarëve. Të japë dorëheqjen, se i nxin fytyrën kombit!/Dosja.al

9 ORE ME PARE

Mazniku: Reforma Territoriale nuk bëhet për zgjedhjet, PD kërkon 100 bashki për interes elektoral

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Arbjan Mazniku

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend akuzat e opozitës se Reforma Administrativo-Territoriale po hartohet për interesa elektorale të Partisë Socialiste. Mazniku argumentoi se PS nuk ka nevojë për ndryshimin e hartës territoriale për të siguruar rezultat elektoral, duke theksuar se socialistët kanë fituar 55 nga 61 bashkitë.

Ministri kritikoi propozimin e PD-së për 100 bashki, duke e cilësuar atë si një model që do të dobësonte pushtetin vendor dhe vetëqeverisjen. Sipas tij, një numër më i madh bashkish nuk do të garantonte shërbime më të mira për qytetarët, ndërsa modeli i propozuar nga mazhoranca synon krijimin e njësive vendore më të fuqishme.

"PS nuk ka interesa elektorale në këtë çështje. PS ka fituar 55 bashki nga 61 dhe i fiton sërish, me ose pa reformë. PS ka vetëm një interes: si u shërbehet qytetarëve, si përmirësohen rrugët, uji, si pastrohet më mirë qyteti, si i bëjmë bashkitë më të forta që të shkojnë në BE, që të marrin më shumë financime. Interesi i vetëm real elektoral është ai që sollët ju: duam 100 bashki. Të thuash këtu, si lojë kungulleshkash, t'i bëjmë 100 se është numër i bukur, i rrumbullakët. Pse i duam 100 bashki? Që të marrim më shumë në zgjedhje. Projekti me 100 bashki dobëson bashkitë, vetëqeverisjen dhe fuqinë e qytetarëve për të marrë vendime.

Juve dhe atyre që janë jashtë, ju them se do të jemi këtu pas 4 apo 8 vitesh. Territori shqiptar do të ketë më shumë investime, çerdhe, kopshte, zjarrfikëse. Bashkitë më të forta do të sjellin cilësi më të mirë jete për njerëzit. E vetmja rrugë që kemi për të ecur para është duke bërë bashki më të forta. E vetmja gjë që kemi mësuar nga historia është një. Bashkimi bën fuqinë. Kur bëhemi bashkë i shërbejmë më mirë qytetarëve," tha Mazniku./Dosja.al

9 ORE ME PARE

Mazniku: Reforma Territoriale nuk është hartuar pa konsultim, janë zhvilluar 121 dëgjesa

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Arbjan Mazniku

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend pretendimet e opozitës se Reforma Administrativo-Territoriale është hartuar pa konsultim me qytetarët. Mazniku tha se ndryshimet e propozuara për bashkimin e bashkive janë bazuar në lidhjet historike, kulturore dhe sociale mes komuniteteve.

Sa i përket konsultimeve, Mazniku deklaroi se janë zhvilluar 121 dëgjesa publike, ndërsa Komisioni ka zhvilluar 11 dëgjesa në territor dhe 23 mbledhje ku janë dëgjuar kryetarët e bashkive.

"Janë njerëz që kanë histori bashkëpunimi, lidhje kulturore dhe sociale. Sa i përket konsultimit, komisioni bëri 11 dëgjesa në territor, 23 mbledhje ku u dëgjuan kryetarët e bashkive. Të gjitha ato opinione janë material parlamentar, janë produkt që është dokument parlamentar dhe ka një vlerë sot dhe në të ardhmen për të analizuar se si mund të ecet përpara. Ai material është përdorur në mënyrë sistematike nga propozuesit. Ligji 139, neni 90, pika 3, thotë se pala propozuese e ndryshimit territorial, kur ka një propozim specifik, i kërkon mendim kryetarëve dhe këshilltarëve dhe s'ka mënyrë tjetër. E vetmja mënyrë ishte duke depozituar një ligj bashkë me relacionin, arsyetimin. Iu çua 61 këshillave bashkiakë, iu dha koha të jepnin mendimin dhe të bënin dëgjesat. Janë organizuar 121 dëgjesa. Të gjitha këto të dhëna janë mbledhur, administruar dhe i janë dhënë Komisionit të Ligjeve. Kemi interesa të përbashkëta, histori sociale e kulturore të përbashkët dhe kemi plotësuar elementin e dëgjesës," tha Mazniku./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Boçi: PS vendos partinë mbi Shqipërinë, kjo nuk është hartë territoriale, por hartë terrori

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në parlament, ku po diskutohet shkrirja e 15 bashkive të vendit, ka theksuar se deputetët e Partisë Socialiste vendosin partinë mbi Shqipërinë.

Gjatë fjalës, Boçi replikoi me kreun e GP të PS, Taulant Balla, i cili pretendoi se shqiptarët i kanë votuar për të bërë shkrirjen e bashkive. Deputeti demokrat përmendi këshillat bashkiakë të Divjakës, Poliçanit dhe bashkive të tjera që kanë votuar kundër shkrirjes: çfarë janë ata, a nuk janë qytetarë? - pyeti Boçi.

"Krahu i mazhorancës ka partinë mbi Shqipërinë, por Shqipëria thotë ndryshe, thotë si Kushtetuta, dhe Kushtetuta thotë në nenin 108, se nuk e përcakton ndarjen territoriale programi i Partisë Socialiste, po nevoja ekonomike dhe duhet të merret mendimi paraprak i popullsisë. Po nëse ju thoni se ju kanë votuar shqiptarët për të shkrirë bashkitë: Po ata anëtarët e këshillit bashkiak të Divjakës apo 15 bashkive që kanë votuar kundër, nuk janë qytetarë? Po ata anëtarët e PS që dogjën teserat e Partisë Socialiste, çfarë do i thoni? Ju shkrirjen e keni bërë për interesa politike. Kjo hartë nuk është hartë territoriale, kjo është hartë terrori për banorë që u shkrihen bashkitë," tha Boçi./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin!

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spropalit ka ndodhur në seancën e sotme plenare. Duke iu referuar reformës territoriale, Bardhi deklaroi se Rama, ka përdor presionin dhe shantazhin ndaj deputetëve që kanë dal kundër Reformës Territoriale, duke iu drejtuar dhe Elisa Spiropalit. 

Pas tij reagoi deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila hodhi poshtë akuzat për shantazh dhe deklaroi se askush nuk mund ta intimidojë atë.

Bardhi: Kryetar Bashkie i Tiranë u bë Edi Rama, ai vendos ku shkojnë fondet, i bë de facto kryetar i 61 bashkive. Patjetër që kjo do votohet ju sollët një njeri që njeh kodin mafioz. Ka nga ata deputetë që mendojnë kundër, i kujtoi ai që ka shumë për të humbur dhe ndryshoi mendim. Ju i shantazhoni, veproni me Kodin e Ergys Agasit, shantazhoni këdo që ju del kundër.

Spiropali: Të jesh i sigurt, Gaz Bardhi, nuk ka njeri këtu që të më shantazhojë mua. E kam kërkuar… S’je ti zëri i qytetarëve që pretendon. Por nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetët dhe ata që kishe drejtues të PD-së në Fier. As ata nuk më shantazhojnë dot, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin. Nuk mund të përdoret këtu çdo platformë për të folur për të njëjtën çështje. I qëndroj një më një gjërave që kam thënë, në platformë dhe pa platformë, e kam prezantuar në Asamblenë e PS-së. Ashtu sikur ju nuk thoni dot një fjalë në parti. Ju nuk keni një parti, por një njeri. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit të pushtetit në një dorë, nga pushteti lokal te ai qendror. Ju jeni mishërimi i pushtetit deri në katandisje. I kam dalë kundër kësaj kulture. Mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se do të zgjidhen shumë shpejt./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Rrëzohet kërkesa e PD-së për debat për Vlora Hysenin

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Kuvendi

TIRANË- Mazhoranca ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.  Kërkesa e opozitës synonte që në Kuvend të diskutohej për përgjegjësitë institucionale që lidhen me emërimin, ushtrimin e detyrës dhe mbikëqyrjen e ish-drejtoreshës së SHISH, si dhe për dyshimet e ngritura në kuadër të hetimit të SPAK.

Gjatë diskutimit, opozita kërkoi që çështja të trajtohej në Parlament, ndërsa mazhoranca argumentoi se hetimi duhet t’u lihet institucioneve të drejtësisë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se SPAK duhet të vijojë hetimin dhe se Kuvendi nuk duhet të zëvendësojë kompetencat e prokurorisë.

Pas votimit, kërkesa e PD-së nuk mori shumicën e nevojshme dhe mocioni me debat nuk do të zhvillohet. Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta e opozitës, ku situata është shoqëruar me tensione dhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Berisha lexon përgjimet: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij ndaj mazhorancës nga foltorja e Kuvendit, duke iu referuar disa përgjimeve që, sipas tij, hedhin dritë mbi lidhje mes politikës dhe botës së krimit. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka lexuar pjesë nga transkripte që ai i atribuoi një dosjeje hetimore dhe ka akuzuar deputetin socialist Taulant Balla se ka përdorur arrestimin e rivalëve të grupeve kriminale në funksion të sigurimit të votave.

Berisha e ka shoqëruar leximin e përgjimeve me akuza të ashpra ndaj Ballës, duke deklaruar se veprimet e përshkruara në transkripte e bëjnë atë më bandit se këta.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, më thoni mua, cili prokuror në botë nuk do arrestonte mafiozin, i cili figuron me këto transkripte.
‘Më datën 10.2.2020, Targeti (është pseudonimi i kriminelit) informon PIN-in AMSP80 se kishte dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos (së krimit, njeriut që u arrestua sipas burimeve diplomatike në kufi me Malin e Zi sepse merrej me prostitucion, por këto janë të shkuara), Taos asnjë kërkesë tjetër gjer në dhjetor. Tao iu përgjigj kësaj se a garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë nëse vendosim në burg ata që doni ju’.
Shikoni mor, shkon, merr, arreston rivalët e bandave, po ky është më bandit se këta.
Prisni, është vetëm njëra dosje këto.
Çfarë thotë famozja Daupaj: ‘Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës, po e çoj për sekuestro, komplikohet puna se do t’ia marrin’.
Vladi: ‘Mirëmbrëma, okej shoku, ku e paskan sjellë’.

12 ORE ME PARE

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar në Kuvend projektligjin për Reformën Administrativo-Territoriale, duke i bërë thirrje mazhorancës që ta rrëzojë dhe të kërkojë një referendum. Berisha deklaroi se ndarja e re territoriale duhet të përcaktohet nga qytetarët dhe propozoi që në referendum të paraqiten dy variantet, me shqiptarët që do të zgjedhin alternativën që do të zbatohet më pas.

"Këto dy minuta ndajnë karakterin, moralin, qëndrimin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj Shqipërisë. Këto dy minuta janë përcaktuese për renditjen tuaj, për renditjen e këtij parlamenti në anën e qytetarëve apo në armiqësi të egër dhe kundër interesave të tyre, në mbështetje të Padrinos, sot njeriut më të urryer në mbarë planetin. Ndaj dhe, këto dy minuta unë i përdor me thirrjen: në rast se ka mbetur një nanogram në thellësitë, në labirinthet e ndërgjegjes suaj të mykur, një nanogram pro qytetarëve, detyrimeve që kemi ndaj tyre, hidheni poshtë këtë projekt si një projekt armiqësor ndaj tyre. Hidheni poshtë këtë projekt, për të cilin nuk ka qytetar i çdo bindje politike që voton.

Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë sot në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që mbi të gjitha ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë. Ka të bëjë me shërbimet ndaj tyre. Ka të bëjë me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve kudo që janë. Hidheni poshtë dhe të vendosim të shkojmë në referendum me dy variantet, cilin variant të votojnë qytetarët, atë variant të vijmë dhe ta sanksionojmë këtu. Kjo është e vetmja rrugë, po ju keni armiqësi me zgjedhësit, keni armiqësi me qytetarët. Ju po i plaçkisni ata në mënyrën më të tmerrshme dhe nuk çani kokën se ekzistojnë. Ju i burgosni ata, i përzini nga Shqipëria, kurse vetë si shushunja të vërteta fryheni çdo ditë, çdo muaj e më shumë," tha Berisha./Dosja.al

13 ORE ME PARE

"Ndaloni dhunën ndaj protestuesve"/ Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Policia e Shtetit të ndalë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë jashtë Kuvendit kundër reformës territoriale. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi e cilësoi të papranueshme përdorimin e policisë për të penguar protestën dhe rrethimin e Parlamentit me tela metalikë.

Bardhi u bëri thirrje edhe deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë protestuesit, të cilët, sipas tij, kundërshtojnë hartën e re territoriale dhe shkrirjen e 15 bashkive.

"Nga kjo foltore, dua t’i bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë aktet e dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine. Është e papranueshme që Policia e Shtetit të shërbejë si polici politike për të shuar zërin e qytetarëve. Është e papranueshme që qytetarët të privohen nga e drejta për të protestuar. Është e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë. Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe dhunën ndaj qytetarëve dhe t’u garantojnë atyre të drejtën për protestë paqësore.

Ndërkohë, ju, nga ky krah, duhet të dëgjoni zërin e atyre qytetarëve që protestojnë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë qytetarë nga zonat tuaja elektorale, që ju kërkojnë të mos votoni hartën e shpopullimit të vendit. Do të ishte në nderin tuaj, zoti Kryetar i Kuvendit, t’i bënit thirrje Policisë së Shtetit të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Do të ishte në nderin e atij që është bërë Ministër i Brendshëm të dilte dhe t’u urdhëronte policëve të ndalonin dhunën ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që ju të bëni sikur këtu brenda nuk po ndodh asgjë, ndërkohë që qytetarët pengohen në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese. Është e papranueshme. Prandaj, thirrja ime, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe garantoni atyre të drejtën për protestë," tha Bardhi./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë(VIDEO)

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me përmendjen në Kuvend të skandalit me videot intime të artistit Adi Hila. Balla i kërkoi Berishës të mos e përdorte këtë çështje në përplasjet politike, duke e cilësuar publikimin e videove si një akt që ka cenuar rëndë vajzat dhe gratë e përfshira.

Ai propozoi që deputetet e Kuvendit të dalin me një deklaratë të përbashkët për të dënuar publikimin e videove dhe për të shprehur solidaritetin me personat e prekur.

“Andi Lila është futbollist, jo kompozitor. Edhe ti duhet të çoheshe i pari se e ke dhe djalë Kavaje. Ndërkohë që si më i vjetri në këtë sallë duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë, ku vajza dhe gra ndihen të fyera dhe besoj se të gjitha gratë e kuvendit duhet të bëjnë një deklaratë ku të të solidarizohen me vajzat dhe gratë. Personalisht mendoj se kushdo që është pas publikimit të tyre filmimeve duhet të marrë dënimin e merituar”, tha Balla./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet të votohet edhe reforma territoriale e propozuar nga mazhoranca, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Berisha e cilësoi procesin si të njëanshëm dhe e lidhi debatin në Kuvend me akuzat e opozitës ndaj drejtimit të institucioneve të sigurisë.

Në fjalën e tij, Berisha ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se kjo e fundit është emëruar me rekomandim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai kritikoi gjithashtu deputetët që, sipas tij, bllokuan mocionin me debat të opozitës për çështjen e SHISH.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, në një akt antikushtetues, të pashembullt, Padrino i vendit urdhëroi shkelmimin e të drejtës kushtetuese të opozitës, të deputetëve për mocion me debat për skandalin më të rëndë në historinë 100 e sa vjeçare të shtetit shqiptar, implikimin direkt të shefes së shërbimit në veprimtari kriminale me kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë nëpërmjet koordinatorit të këtyre karteleve, Ergys Agasit. Që ju të bllokoni një mocion të tillë, identifikoni veten, dëshmoni se çfarë jeni. Ju jeni anëtarë të klubit Agasi. Po, po. Ju jeni anëtarë të organizatave dhe fakti që pranoni një vendim të tillë antikushtetues u bën ju bashkëfajtorë dhe bashkëautorë me Padrinon në këtë akt. Vlora Hyseni, ta dinë shqiptarët, u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiç. U emërua pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës e shkarkuan atë si të padenjë për detyrën që i kishin besuar. Vlora Hyseni nuk kishte në figurën e saj asnjë virtyt, asnjë kriter, asnjë kusht që të emërohej në atë vend, veçse ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë. Ky ishte kriteri që u emërua. Vlora Hyseni, pas emërimit, fluturimthi shkoi në Beograd. Do të ishte Beogradi kryeqyteti i parë që do vizitonte kjo drejtuese e SHISH.

Vlora Hyseni, që kur është emëruar në atë detyrë, kontrollohej totalisht nga Ergys Agasi dhe opozita i ka denoncuar të gjitha këto në kohë reale kur kanë ndodhur. Por natyrisht debati do të nxirrte të gjithë veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, Vlora Hysenit dhe bashkëpunëtorëve të saj. Tipike e mafies, ju heshtni para përgjegjësive të mëdha të atij institucioni. Padrino hesht sikur Vlora Hyseni të ishte krejtësisht e izoluar, nuk kishte asnjë lloj lidhje në atë institucion. U them unë ju, ajo ka kryer veprimtari kriminale ndaj shtetit, ndaj punonjësve të SHISH, ndaj bashkëpunëtorëve të SHISH që kanë kryer detyrat.
Qëllimi i saj ka qenë të përmbushë porositë te Vuçiçit dhe t’i shërbejë padronit të ri, argatit të tij. Si mundet ju të damkosni në këtë mënyrë SHISH për të mbrojtur kriminelë në krye të tij? Historia e saj është një histori e Edi Ramës, e Padrinos. Cili shqiptar do të emëronte, cili kryeministër në Evropë dhe në botë do emëronte shef shërbimi një person të shkarkuar nga shefe shërbimi e një vendi tjetër?

Kjo bëhej vetëm me urdhër të Vuçiçit. I keni vënë re ju falangat e Vuçiçit në Tiranë se si kalojnë nga një studio në një studio tjetër dhe betohen e stërbetohen për kokën e Padrinos dhe Vlora Hysenit? A jeni shqiptarë ju? A keni ju qoftë edhe një nanogram atdhetari, interes kombëtar, siguri kombëtare? Çfarë jeni ju? Si mund të heshtni, si mund të pranoni një errësirë të tillë? Jeni shndërruar të gjithë në përçues të të keqes banale. Lexojeni Hannah Arendt, do gjeni veten tuaj secili si personazh, të denatyruar nga morali dhe virtytet njerëzore, nga përgjegjësia para shoqërisë dhe para vendit. Si mundet ju të pranoni këtë? Çfarë është shërbimi informativ? Shërbim personal për ju është që e bllokoni?," tha Berisha./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste në Kuvend, duke iu referuar videove të kompozitorit Adi Hila dhe çështjes së Ergys Agasit, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK. Berisha deklaroi se videot e Hilës janë “lule” përballë materialeve q, lidhen me socialistët dhe Ergys Agasin. Ai paralajmëroi se faktet do të bëhen publike, ndërsa akuzoi mazhorancën se disponon një “arkiv të krimit” që, sipas tij, nuk ka fund.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat kritikoi edhe qëndrimin e mazhorancës për të mos zhvilluar debat parlamentar lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Berisha kërkoi që çështja të diskutohet në Kuvend, duke kundërshtuar vendimin e shumicës për ta lënë atë jashtë debatit parlamentar.

“A mund të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër 1 të shtetit për sigurinë. A mundet ju të shkelmoni cdo interes vetëm për interesat e padrinos dhe tuajave personale. Se ju them unë se ju jeni pengje. Ato videot e Adi Hilës  janë lule ca janë videot e Gys Agasit me ju. Videot e Gys Agasit janë turpi i turpeve të njerëzimit dhe do dalin. Mos qeshni, se jeni aty. Arkivi juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni cdo gjë dhe të shkelni kushtetutën”, tha Berisha./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

Reforma Territoriale bëhet 'mollë' sherri në Kuvend/
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Deputetët do të mblidhen sot në orën 10:00 në seancën plenare. Në fokus janë katër interpelanca me Ministra, Reforma Administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm. Një interpelancë është me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Dy interpelancat e tjera janë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara respektivisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ndërsa, Interpelanca e katërt është me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Një prej pikave kryesore të seancës është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Për ta kaluar projektligjin, nevojiten 84 vota, të cilat socialistët rrezikojnë të mos i plotësojnë, pasi dy prej ligjvënësve, Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe e kanë kundërshtuar ndarjen e re.

Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar votën kundër draftit të PS-së. Për të plotësuar numrin e nevojshëm të votave, në seancë pritet të jenë edhe kryeministri Edi Rama, me mungesa të konsiderueshme këto kohë në sallën plenare.

Nga ana tjetër, opozita ka deklaruar se do të zhvillojë protesta brenda e jashtë Kuvendit. Në të njëjtën kohë që nis seanca, në orën 10:00, mbahet edhe protesta e qytetarëve, por nuk është ende e qartë nëse opozita do të kërkojë tu bashkohet.

Po ashtu në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshime në ligjet për bankat dhe sistemin e pagesave.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit, projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, si dhe ndryshime në legjislacionin për markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

RENDI I DITËS:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 8.10.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.10.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup
deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal
Pacaj.
5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi
Blushi.
6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
7. Projektligji "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë"
8. Projektligji "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit,
bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025".
9. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit
kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e
veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar".
10. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e
Shqipërisë"
11. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013, "Për sistemin e pagesave".
12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”,
të ndryshuar".
13. Projektligji "Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale".
14. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025, “Për markat tregtare".
15. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025, "Për patentat, modelet e përdorimit
dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë"
16. Projektvendim "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, "Për kontrollin e ligjshmërisë të
veprimtarisë së shoqërisë shtetërore "KAYO" sh.a., në drejtim të marrëveshjeve të bashkëpunimit,
prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake".
17. Projektvendim "Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në
përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit'"".
18. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al

seance plenare

Sondazh

Poll

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!