LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit, kundërshtojnë territorialen, policia i sulmon me grushte, shqelma e gaz lotsjellës (PAMJET) 

• Qytetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, ndërkohë që brenda institucionit po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të votohet Reforma Administrative-Territoriale. • Tubimit në Tiranë i janë bashkuar edhe qytetarë nga bashkitë që preken nga propozimi për reformën territoriale. • Ata kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ruajtjes së bashkive. • Ndërkohë që protestuesit po protestojnë, policia ka 'blinduar' zona pranë Kuvendit. • Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë qëndrojnë deri në trotuarin përballë godinës, si një perimetër sigurie, ndërkohë që në krah të rrugës është vendosur dhe gardh metalik. • Gjatë protestës, efektivët e policisë nuk i kanë kursyer as protestuesi, duke i sulmuar me gaz lotsjellës dhe spraj. • Si pasojë e gazit lotsjellës, disa qytetarë janë shtrirë në tokë e disa të tjerë janë parë të lënduar. • Po ashtu, persona të tjerë kanë humbur ndjenjat, ku një prej tyre u mor edhe me ambulancë. • Protestuesit kanë shpalosur edhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale. • Në disa momente të tjera, mesa duket policia u "çmend", duke dhunuar në mënyrë shtazore protestuesit me grushta e shqelma teksa i shtrinte në tokë. • Një moment tjetër, efektivët e policisë kanë sulmuar edhe kryebashkiakun e Memaliajt, Albert Malaj, duke e tërhequr zvarrë. 

22 artikuj për këtë temë.

16 MINUTA ME PARE

Pas përplasjes me policinë, shoqërohen drejt komisariatit tetë protestues

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
Pamje

TIRANË- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tetë protestues, të cilët morën pjesë në protestën e zhvilluar ditën e sotme para Kuvendit. Shoqërimi i tyre për në komisariatin numër 1, është bërë pas përplasjes me punonjësit e policisë.

Protesta para Kuvendit u organizuar nga qytetarët në lidhje me Reformën e re Territoriale të propozuar nga PS, e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera. Ata kanë kundërshtuar këtë projektligj, duke argumentuar se kjo do të largone shërbimet nga ta dhe do të vështirësonte aksesin e tyre./Dosja.al

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
Albert Malaj

TIRANË- Dhuna e policisë ndaj protestuesve ka prekur edhe kryebashkiakun e Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përplasur me efektivët gjatë protestës së zhvilluar sot para xhamisë së Namazgjasë.

Në pamje, shihet momenti kur policia përplaset ashpër me kryebashkiakun dhe në disa momente e tërheqin zvarrë dhe i thonë hec hec.

Protesta qytetare po zhvillohet kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe kjo protestë është shoqëruar sot vazhdimisht me tensione./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma e grushte (VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
Pamjet nga protesta

TIRANË- Policia ka dhunuar në mënyrë shtazore protestuesit paqësorë, të cilët protestojnë kundër reformës administrative territoriale. Në pamje shihen momentet, kur policia "hidhet' sipër efektivëve të tjerë dhe gjuan me grushte protestuesit. 

Në disa momente të tjera ata i shtrijnë protestuesit në tokë dhe ushtrojnë dhunë ndaj tyre. Një tjetër video, është kur policia merr një protestues dhe e fut në makinë afër Rrugës së Elbasanit dhe e sulmojnë me shqelma vazhdimisht. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Në pamjet dëgjohen edhe protestuesit e tjerë që thonë shihni kafshën se çfarë po bën, duke iu referuar policit që po ushtron dhunë. Protesta qytetare po zhvillohet kundër reformës territoriale të propozuar nga PS, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive./Dosja.al

4 ORE ME PARE

FOTOGALERIA/ Spraj lotsjellës, protestues të shtrirë në tokë e qytetarë të lënduar, çfarë nuk u pa nga protesta para parlamentit

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale para Parlamentit pati edhe tensione. Siç shihet edhe në pamje, disa qytetarë janë shtrirë në tokë e disa të tjerë janë parë të lënduar nga gazi lotsjellës. 

Gjatë tensioneve, disa persona të tjerë kanë humbur ndjenjat, ku një prej tyre u mor edhe me ambulancë. Në mes të tensioneve, protestues janë parë duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit janë përgjigjur me spraj lotsjellës.

Protestuesit kanë shpalosur edhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë. “Shkrini qeverinë, jo bashkitë” dhe “Si Siçilia e viteve ’80” janë disa prej mesazheve të shfaqura në pankarta gjatë protestës.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet Reforma Administrativo-Territoriale./Dosja.al

4 ORE ME PARE

VIDEO/ Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt 

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Tensione janë regjistruar mes protestuesve në protestën pranë Parlamentit. Siç shihet edhe në pamje, një protestues ka goditur me shpullë djalin e Paulin Sterkajt, ish-deputetit të Partisë Socialiste.  

Gjatë këtij tensioni nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet nga ana e protestuesve të tjerë, ndërkohë që djali i Sterkajt ka provokuar protestuesit. Më pas i riu është larguar edhe me ndihmën e policisë, duke evituar përshkallëzimin akoma më të madh të incidentit./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh"/ Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës apo Ergys Agasit

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar efektivët e policisë që janë me maska dhe të paidentifikuar. Duke folur për mediat nga protesta pranë parlamentit, Korreshi publikoi edhe foton e një prej efektivëve, që sipas tij shan dhe ofendon protestuesit. Ai bëri thirrje që persona të tillë nuk mund të jenë në radhët e policisë së shtetit.

"Ju keni qenë prezentë, por dua t’ju them edhe diçka. Për të parë se sa me hatër e ka pushteti protestuesit, po të shikoni këta të maskuarit, policët, nuk kanë numër identifikimi. Nuk mund të rrijë policia as me maska dhe as pa numër identifikimi. Ka këtu edhe kryesurretër që shan dhe u tregon hallatet protestuesve. Se i ka hallatet ky, si Hila apo si Gysi, këtë nuk e dimë, por problemi është se Policia e Shtetit nuk mund të mbajë kësi halësh dhe pa identifikim. Kështu që, ju jeni të vetmit ku mund të bëjmë denoncim, ju mediat, që ju lutem shumë t’i shikoni: janë të gjithë pa numër identifikimi. Dhe, pa numër identifikimi, në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, janë të gjithë për kallëzim penal. Sepse nuk e dimë çfarë janë: kriminelët që i mban policia apo kanë një numër të gjithë. Këta të rreshtit të parë nuk e kanë. Dhe janë të gjithë të maskuar. Ne nuk e dimë me kë po përballemi sot, sepse kanë bërë një perimetër kafshërie, që t’i nxjerrin në pritë njerëzit dhe t’u hedhin spray me piper," tha Korreshi./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Vijojnë tensionet në protestë/ Qytetarët përplasen me policinë, mes tyre deputeti Klevis Balliu 

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Situata në protestë vijon të jetë e tensionuar, pasi qytetarët janë përplasur me forcat e policisë. Në mesin e protestuesve që janë përballur me efektivët ndodhet edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Situata është tensionuar teksa protestuesit kanë tentuar të afrohen dhe të heqin barrierat metalike të vendosura nga policia. Efektivët më herët kanë reaguar duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës./Dosja.al

5 ORE ME PARE

PAMJE PREKËSE/ Policia hedh gaz lotsjellës me shumicë, i moshuari ndihet keq, fshin sytë me pecetë! Një tjetër merret me ambulancë

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRAN Ambulanca ka mbërritur para ambienteve të Kuvendit, pasi situata është tensionuar dhe një qytetar nuk është ndier mirë. Kjo situata ka ardhur, pasi policia ka hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës me shumicë, e si pasojë disa prej tyre shihen të shtrirë në tokë.

Gjatë përplasjeve, një person ka pasur dëmtime në kokë dhe ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Nga protesta janë parë edhe pamje të tjera prekëse, ku një i moshuar shihet duke fshirë sytë me pecetë, pasi eektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe spraj. Ai shihet me dy duart në fytyrë dhe në një moment ulet në tokë./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

5 ORE ME PARE

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person(VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Situata duke se është kaotike në protestën pranë Kuvendit, pasi protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë. Në momentin kur qytetarët kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur në zonën e protestës, policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre.

Përdorimi masiv i sprajit ka sjellë edhe pasoja te protestuesit, ku si pasojë disa janë marrë me ambulancë. Po ashtu, një qytetar është shoqëruar pas përplasjes, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar para Kuvendit./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë, jo bashkitë!(VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Një protestuese la një meszh gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit “Shkrini qeverinë, jo bashkinë”. Protestuesja e ka shkruar mesazhin në fasadën e qendrës tregtare pranë Kuvendit, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe faktit që sot kalo për votim drafti për Hartën e re Territoriale.

Qytetarë të bashkive që preken nga shkrirja e 15 bashkive kundërshtojnë këtë vendim dhe për këtë arsye ata janë mbledhur në protestë pranë Kuvendit./Dosja.al

 

6 ORE ME PARE

Policia u hodhi gaz lotsjellës/ Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital (VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Situata është tensionuar gjatë protestës, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Si pasojë e gazit, një qytetar ka shfaqur probleme dhe është ndjerë keq, ndërsa i është ofruar ndihmë që të lajë sytë me qumësht, për të arritur që të qetësohej.

Sakaq, disa protestues janë transportuar në spital ambulancë. Përdorimi i gazit ka sjellë reagime dhe tension mes protestuesve dhe forcave të poliicsë./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike 

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike brenda një kazani plehrash. Situata është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa vijon protesta kundër reformës territoriale.

Policia ka përdorur masivisht spraj lotsjellës kundër protestuesve, ndërkohë që shumë prej tyre janë ndjerë keq dhe kanë pasur nevojë për ndihmë. Një qytetar është shoqëruar nga ambulanca drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Policia u hodhi spraj në sasi të konsiderueshme, disa qytetarë ndihen keq

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar me tensione, ndërkohë policia ka përdorur spraj ndaj protestuesve. Sasia e përdorur ka qenë e konsiderueshme, duke shkaktuar shqetësime te qytetarët që ndodheshin në zonën përreth.

Si pasojë e sprajit, disa prej protestuesve kanë shfaqur shqetësime dhe janë ndjerë keq. Qytetarët janë larguar nga zona e prekur, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Përdorimi i sprajit lotsjellës ka ardhur gjatë përplasjeve mes forcave të policisë dhe protestuesve, të cilët kanë qëndruar pranë perimetrit të sigurisë të vendosur rreth Kuvendit./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit (VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Persona të maskuar janë parë, duke "vëzhguar"  protestën para Kuvendit nga tarraca e Toptanit. Siç shihet edhe në pamje, persona me maska po lëvizin sipër tarracës, ndërkohë protestuesit po përplasen me policinë, pasi këta të fundit u kanë hedhur gaz lotsjellës.

 

Si pasojë e sprajit, disa prej protestuesve kanë shfaqur shqetësime dhe janë ndjerë keq. Qytetarët janë larguar nga zona e prekur, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Po ashtu, në zonën përreth Parlamentit janë vendosur barriera metalike dhe janë dislokuar forca të shumta policie. Protestuesit kanë kundërshtuar masat e sigurisë dhe u kanë kërkuar efektivëve të mos pengojnë zhvillimin e tubimit./Dosja.al

 
6 ORE ME PARE

VIDEO/ Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Protestuesit para Kuvendit kanë befasuar, duke sjellë edhe një pulë në mes të turmës së policisë. Këtë herë, protestuesit kanë lënë vezët, ndërsa kanë sjellë pula, si simbol ‘urtësisë’ nga ana e policisë.

Tensionet mes qytetarëve dhe policisë vijojnë jashtë ambienteve të Kuvendit, ku opozita dhe qytetarët po protestojnë kundër Reformës Administrativo-Territoriale, ndërsa në sallën e seancave plenare pritet të kalojë drafti./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Tensionohet sërish situata jashtë Kuvendit, protestuesit hedhin tymuese drejt efektivëve: Polici e krimit

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Sitata në protestën jashtë Kuvendit është tensionuar sërish, ndërkohë që në Kuvend vijon seanca plenare. Pas përdorimit të një sasie të konsiderueshme të sprajit lotsjellës nga blutë, qytetarët kanë hedhur ndaj tyre tymuese.

Ndërkohë nga pamjet shihet se zona është mbuluar me tym të zi dhe policia që po tenton të shpërndajë protestuesit./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
Klevis Balliu

TIRANË- Tensionet në protestë po vijojnë, ndërkohë që deputeti i PD Klevis Balliu, ka kërkuar nga efektivët që të lejojnë protestuesit të vijojnë aksionin. Ai theksoi se policia ndodhet shumë larg nga perimetri i sigurisë dhe nuk po lejon protestuesit të protestojnë.

"Ka ligje vendi i keni masat atje qëndroni atje. Qytetarët nuk po ju bëjnë asgjë. Shkoni flisni me shefin tuaj por rrugën do ta hapni. Perimetrin bllokojeni por këtu jeni pranë selisë së PD, ky është presion politik ndaj deputetëve," tha Balliu. 

Ndërkohë tensione ka pasur që në nisje të protestës, me qytetarët që kanë tentuar të çajnë rrethimin me kordon policor dhe gardh metalik. Gjatë protestës, disa qytetarë u kanë hedhur ujë efektivëve, ndërsa policia ka reaguar duke i shtyrë protestuesit./Dosja.al

 

6 ORE ME PARE

"Po na shtynin që mos të rrinim aty"/ Protesta pranë Kuvendit, policia sulmon edhe mediat

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Dhunë e policisë nuk ka të ndalur. Në protestën që po zhvillohet pranë Kuvendit, policia ka sulmuar edhe mediat.  Konkretisht, policia ka sulmuar Kameramanin dhe gazetaren e SYRI.TV, duke i penguar në kryerjen e detyrës së tyre të informimit të publikut.

"Na thane kaloni në trotuar. sa kaluam po na shtynin që mos të rrinim dhe aty," shpjegon gazetraja e SYRI-t./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,

TIRANË- Përplasjet po vijojnë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet tubimi kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë.

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.

Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore./Dosja.al

 

7 ORE ME PARE

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit(VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Situata është tensionuar në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Në situatën e krijuar, policia ka përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë që qytetarët po portestojnë jashtë, brenda në Kuvend po mbahet seanca plenare, ku pritet të votohet edhe Reforma Territoriale./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” ndaj policisë: Toka është e të gjithëve, jo e këtyre horrave

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
Protestuesi

TIRANË- Një protestues ka tentuar t’i bashkohet protestës pranë Kuvendit, por është penguar nga perimetri i sigurisë i vendosur nga policia.

I revoltuar, ai ka kundërshtuar masat e marra dhe është “përplasur” verbalisht me efektivët, duke kërkuar të dijë arsyen e bllokimit të zonës.

“Toka është e të gjithëve, nuk është e këtyre horrave. Për çfarë bllokohet zona? Nuk keni lënë vagabondazh pa bërë në kurrizin tonë”, është shprehur qytetari./Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Territorialja" sot në Kuvend dhe jashtë portesta, policia 'blindon' zonën përreth parlamentit, çfarë pritet të ndodhë (VIDEO)

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Qytetarët mblidhen para Kuvendit,
pamjet

TIRANË- Policia ka 'blinduar' me gardh metalik zonën përreth Parlamentit, pasi qytetarët kanë paralajmëruar portesta sot, teksa në Kuvend pritet të votohet reforma e re territoriale.

Mazhoranca duhet të sigurojë 84 mandate, me qëllim miratimin e kësaj reforme. Ndërkohë nga ana e saj opozita ka paralajmëruar protestë si brenda parlamentit ashtu edhe jashtë.

Edhe qytetarë të shumtë kanë paralajmëruar protestë si çdo të enjte kur ka seanca plenare. Në kuadër të zhvillimit të seancës dhe protestës, policia ka marrë masa të shtuara sigurie përreth godinës së Kuvendit.

Siç shihet edhe në pamje, zona përpara Parlamentit është rrethuar me barriera metalike për të kufizuar afrimin e protestuesve drejt godinës. Po ashtu forca të shumta policie janë vendosur edhe në anën e hyrjes së Ministrisë së Brendshme./Dosja.al

protetsa kunder rames

Sondazh

Poll

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Nis grumbullimi i protestuesve/ Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

"Territorialja" sot në Kuvend dhe jashtë portesta, policia blindon zonën përreth parlamentit

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh