Aktualitet

Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Belinda Ballukun!

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, që dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi pasoi ankimin e Igli Tares, i cili ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i vilës mbetet në fuqi, duke bërë që pasuria të vijojë të jetë nën masën e vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

 

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.