VIDEO/ Tensione te protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensione dhe përplasje janë regjistruar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.

Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë.

Të lidhura

None found

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.

Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

 


Shtuar më 8.10.2026 10:36

Quantcast