“Kush del nga vendimi i grupit, del nga grupi”, zbardhet fjala e Ramës me deputetët e PS para nisjes së seancës

8 Tetor 2026 | 10:33

Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar mëngjesin e sotëm në sallën e seancave plenare, para nisjes së seancës.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama u ka komunikuar deputetëve se vendimi për hartën e re territoriale është një vendim i grupit parlamentar, duke paralajmëruar se çdo deputet që del kundër këtij vendimi rrezikon të dalë edhe nga grupi parlamentar.

“Kush del nga vendimi i grupit, del nga grupi”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë komunikimit me deputetët socialistë.

Në të njëjtën mbledhje, deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re territoriale.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Sinaj ka votuar pro hartës së re territoriale gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Sinaj kishte shprehur më herët qëndrim kundër hartës së re, ndërsa votimi i sotëm shënon ndryshimin e pozicionit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione në protestën pranë Parlamentit, policia hedh spraj lotsjellës drejt qytetarëve (VIDEO)

Është tensionuar protesta pranë Parlamentit mes protestuesve dhe policisë. Efektivët e vendosur pranë xhamisë për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt parlamentit, kanë hedhur...
10:24 | 08/10/2026

Vullnet Sinaj ndryshon qëndrim, bashkohet me grupin për “Territorialen”

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re territoriale. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Sinaj ka votuar pro...
10:12 | 08/10/2026

Berisha para Parlamentit: Do bëjmë çmos që reforma të mos kalojë, protesta pa simbole partiake

Sali Berisha ka bërë një prononcim për mediat para Parlamentit ku pritet të nis dhe seanca plenare me 4 interpelanca. Në thelb pritet të diskutohet...
10:08 | 08/10/2026