Gazetari Kron Sadiku duke folur për situatën në Kosovë pas marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes së re tha gjatë një interviste ne emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv se ishte shumë skeptik për marrëveshjen e fundit arritur në Kosovë.
Flavio Qarri: Gëzimi i qytetarëve në shesh pas marrëveshjes. Ndoshta ata nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në Kuvend.
Kron Sadiku: Një parti e caktuar po dëshiron të shikojë nëse e ka një momentum politik për të shkuar në zgjedhje sipas tyre. Pra ka qenë një prti, PDK e cila në një moment të caktuar nuk është se nuk ka dashur të çojë vendin në zgjedhje, duke marrë parasysh situatën politike që u krijua brenda edhe para qeverisë. Mirëpo forma se si i ka menaxhuar Albin Kurti këta tregon arsyen se pse ai është i pari e këta janë të dytët. Kjo është e para.
E dyta. Një gjë që po më pengon në secilin diskutim përmendet Albin Kurti. Rastin e Behadin Allaçit, e shikova dje, i pari që kishte shkruar ishte Ramiz Lladrovci, bashkpartiak i këtij zotërisë, Hisen Berishës që unë kam shumë respekt për punën e tij gjatë luftës. Unë mendoj se ne si shoqëri duhet të shkëputemi nga kompleksi Albin Kurti. Me i marr me Albin Kurtin, ku ka nevojë me u marr me të. Jo me e bërë atë si udhërrëfyes të secilës dinamikë në Kosovë se kështu po i bëjmë shumë promocion.
Kështu që unë nuk do të isha marrë më Kurtin sot. Unë do të isha marrë me Presidenten. Presidentja e Kosovës e sotme, është një ministre e cila ka qene ministre e Energjetikës në kohën kur kryeministër ka qenë Hashim Thaçi. Edhe pse sot energjetika llogaritet një ndër dikasteret që këta akuzojnë Vetëvendosjen dhe këtë qeveri për vjedhjet më të mëdha, zonja na del të jetë e pa korruptuar edhe në ministrinë e energjetikës. Është kryetare e Akademisë së shkencave, është grua e artikuluar, e zonja, e cila denjësisht e përfaqëson Kosovën pa i përfaqësuar edhe politikat partiake të cilat këta tentojnë ti integrojnë edhe në Presidencë. Pra, unë e mendoj se kësaj here i ka rënë mirë Kosovës, sepse zgjedhja e Presidentes Justina Shiroka Pula, është e vërtete që një rol e ka luajtur PDK, por nuk ka qenë zgjedhje e PDK e nuk ka qenë zgjedhje as e Albin Kurtit. Ka qenë zgjedhje e domosdoshmërisë së momentit për të mos shkuar në zgjedhje. Mua më vjen shumë keq që krejt partitë pa dallim, përfshi edhe ajo që nuk e di nëse është sot zoti Berisha apo nuk është e kanë politizuar fatin e katërshes së famshme që gjendet në Hagë. Është turp.
Disa gjëra i përmendi Zoti Berisha. Çështjen e Apelit, çështjen e strategjisë se si në e ndërtojmë strategjinë për ti mbrojtur ata. Tani a po duam ne që ti shpallim të këta pafajshëm, apo duam të krijojmë rrugë ligjore për lehtësimin të dënimit. Ideja e Kosovës si shtete është që katërshja e madhe të shpallen të pafajshëm. Në qoftë se ata marrin dënime të tjera, atyre është çështje personale se si i mbajnë ato. Por fakti që ata dënohen nuk bën të ndodhë. Dhe përmes procedimit të këtyre ligjeve të reja se këtë e kanë iniciuar, unë nuk e di nëse ajo është bazë se këtë, nesh të mos dënohen në Apel. Dhe në këtë formë po shpërndahet energjia. Disa për ligjin, disa për nisma të tjera dhe nuk po koncentrohemi aty ku është beteja finale reale. Ai është Apeli. Dhe duke marrë parasysh se ky lgj nuk do të vlejë asgjë. Unë e besoj se ky ligj ka qenë një formë e polemizimit të protestës me shiku PDK dhe partitë e tjera a kanë mundësi, a kanë ndryshuar balancat e votuesve për të shkuar në një proces zgjedhor. Apo edhe nëse shkojnë i mund prapë ai i fundit, dhe atëherë kur e kanë parë se ashtu do jete edhe Albini nuk ishte i gatshëm për zgjedhje dhe u arrit marrëveshja. Nëse dikush me thotë se kjo marrëveshje është arritur për popullin e Kosovës apo katërshen në Hagë, unë jam shumë skeptik....
© SYRI.net