Kaos para Kuvendit, kryebashkiaku Malaj përplaset me Policinë

Protesta e opozitës para Kuvendit po shoqërohet me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Mes protestuesve është edhe kryebashkiaku demokrat i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e policisë.

Malaj nuk iu bind urdhrit të policisë për të qëndruar jashtë rrethimit të policisë. Në atë moment ndërhynë policët që u përplasën me kryebashkiakun dhe shoqëruesit e tij. Memaliaj është njëra nga bashkitë që do të shkrihet nga Reforma Territoriale, nëse miratohet sipas draftit të Partisë Socialiste.

Opozita kundërshton projektligjin për reformën administrativo-territoriale, duke e cilësuar ndarjen e propozuar si të papranueshme. Protesta po zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare të Kuvendit, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?