Gjendet i pajetë dhe i dekompozuar trupi i një francezi në Mamurras

Nga A2 CNN
8 Tetor 2026, 10:38 | Kronikë

Gjendet i pajetë dhe i dekompozuar trupi i një francezi në

Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, i Njësisë Administrative Mamurras.

“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos