AKTUALITET /

Dje e uli me 3 lekë, sot Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Versus

Dje e uli me 3 lekë, sot Bordi i Transparencës rrit sërish

Sot Bordi i Transparencës u mblodh sërish për të rritur çmimet e shitjes së naftës dhe benzinës me 7 lekë dhe 3 lekë për litër vetëm një ditë pasi u vendos ulja e çmimit me 3 lekë.

Çmimet mbetën të pandryshuara për rreth 2 javë pavarësisht se në bursë kishte rënie të fortë të çmimit të naftës.

“- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  205 lekë/litër.

- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër”- thuhet në njoftimin e Bordit. Ky vendim hyën në fuqi nga ora 12:00 e ditës së sotme. Versus.al

Poll