POLITIKË /

“Videot e Adi Hilës janë lule”, Berisha-deputetëve të PS: Do dalin tuajat me Agasin, janë turp i njerëzimit

Berisha u tha socialistëve se edhe videot e tyre me biznesmenin Ergys Agasi, do të publikohen së shpejti.

Shkruar nga Versus
“Videot e Adi Hilës janë lule”, Berisha-deputetëve
Sali Berisha dhe deputetë të PS

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit iu drejtua deputetëve socialistë duke përmendur skandalin e videove intime të kompozitorit Adrian Hila për të cilin tha se nuk është asgjë krahasuar me videot që socialistët kanë me biznesmenin e arrestuar, Ergys Agasin.

“Ato videot e Adi Hilës janë lule çfarë janë videot e Ergys Agasit me ju. Videot e Ergys Agasit me ju janë turp I turpeve të njerëzimit dhe do dalin. Po po, mos qeshni se jeni aty. Arkiva juaj e krimit nuk ka fund ndaj edhe ju kërkoni të mbyllni çdo gjë dhe pranoni të shkelmoni kushtetutën”- tha Berisha ndërsa vijoi me kritikat ndaj socialistëve që kanë në plan të votojnë Reformën Territoriale. Versus.al

 

Poll