Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj është e gatshme të ndërhyjë sërish për të ulur taksat mbi benzinën dhe naftën, në një kohë kur cmimet e karburanteve vijojnë të rëndojnë mbi konsumatorët. Pas samitit të vendeve mesdhetare Med9 në Split të Kroacisë, Meloni bëri të ditur se ekzekutivi po shqyrton përdorimin e rreth 160 milionë eurove për të zbutur kostot e karburanteve.