Bordi i Transparencës rrit naftën dhe benzinën, ja sa do të shiten
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës dhe gazit.
Çmimi i naftës është rritur me 7 lekë për litër, duke shkuar në 217 lekë nga 210 lekë që ishte më parë. Edhe benzina ka pësuar rritje me 3 lekë për litër, duke u shitur tashmë me 193 lekë.
Çmimet e reja të karburanteve, të vendosura nga Bordi i Transparencës, hyjnë në fuqi sot, 8 tetor, në orën 12:00.
“Në mbledhjen e zhvilluar më 8 tetor, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë për litër.
Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë për litër.
Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, si dhe kuadrit ligjor për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
Karakaçi: Po përgatitim kontratën e shërbimit për transportin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas, përcaktohen oraret dhe financimi
- 10:53 Klevis Balliu futet mes policëve: Hapeni rrugën për protestuesit, nuk jeni në perimetrin tuaj
- 10:46 Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni
- 10:44 Protesta te Parlamenti, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë
- 10:44 Katër deputetë të opozitës i bashkohen protestës pranë Parlamentit
- 10:40 Turisti francez gjendet i pajetë në Kurbin, çfarë thotë Policia
- 10:33 “Kush del nga vendimi i grupit, del nga grupi”, zbardhet fjala e Ramës me deputetët e PS para nisjes së seancës