Tensione brenda dhe jashtë Kuvendit/ Qytetarët kundërshtojnë territorialen, policia u hedh spraj për t’i shpërndarë

Këtë të enjte, qytetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, ndërkohë që brenda institucionit po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të votohet Reforma Administrative-Territoriale.

Tubimit në Tiranë i janë bashkuar edhe qytetarë nga bashkitë që preken nga propozimi për reformën territoriale.  Ata kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ruajtjes së bashkive.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që protestuesit po protestojnë, policia ka ‘blinduar’ zona pranë Kuvendit. Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë qëndrojnë deri në trotuarin përballë godinës, si një perimetër sigurie, ndërkohë që në krah të rrugës është vendosur dhe gardh metalik.

Skena në fjalë është bërë tashmë traditë e protestave që mbahen sa herë ka seancë plenare, ndërkohë që sot do të kalojë për votim në Kuvend drafti për hartën e re territoriale. Po ashtu, tubim ka njoftuar edhe Kryedemokrati Sali Berisha, i cili tha se do të bashkohen të gjithë së bashku.


Shtuar më 8.10.2026 11:12

Quantcast