“Lika” bëhet zemërgjerë: Llokumet me arra i shet me krimba

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2026, 11:19

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim shqetësues lidhur me sigurinë ushqimore.

Ajo tregon brenda paketimit të llokumeve me arra të blera në Tiranë, në pastiçerinë “Lika” ka gjetur krimba, miza e insekte.

Për fat të mirë, para se ta hapte për ta konsumuar, qytetarja ka konstatuar se brenda paketimit ndodheshin disa krimba. Ajo ka përcjellë në redaksinë tonë edhe pamje të produktit duke treguar krimbat brenda llokumeve.

Qytetarja ka dyshime se produktet e pashitura rikthehen në treg, duke ngritur pikëpyetje edhe për kushtet e ruajtjes dhe higjienën e produkteve ushqimore.

Rasti ngre shqetësime lidhur me sigurinë ushqimore, kushtet higjieno-sanitare dhe mënyrën e ruajtjes së produkteve ushqimore. Mbetet për t’u sqaruar se si kanë përfunduar krimbat brenda produktit, nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe nëse institucionet përgjegjëse do të kryejnë verifikimet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit