web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Territoriale/ Debate mes Ramës dhe Braçes, deputeti i PS-së tërhiqet pas ultimatumit

8 Tetor 2026, 11:21, Politikë CNA

Reforma Territoriale/ Debate mes Ramës dhe Braçes, deputeti i

Sot mbledhja e grupit të PS-së është shoqëruar me debate.

Kryeministri Edi Rama, sipas raportimeve, ka dhënë paralajmërimin se kush del kundër vendimit të grupit për Territorialen do të dalë edhe nga grupi.

Ky ultimatum duket se i ka kthyer mendjen deputetit Vullnet Sinaj, i cili ka ndryshuar qëndrim duke votuar pro draftit të PS-së për Territorialen.

Por e njëjta situatë nuk ka ndodhur me deputetin Erion Braçe.

Ky i fundit raportohet se ka debatuar me kryeministrin Edi Rama mbi këtë çështje duke argumentuar më herët se reforma duhet të përqendrohet te përmirësimi i qeverisjes vendore, decentralizimi dhe autonomia e bashkive, jo thjesht te ndryshimi i hartës administrative.

Votimi përfundimtar pritet të zhvillohet sot, më 8 tetor, ndërsa opozita po proteston kundër reformës./ CNA





Lajmet e fundit nga