web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

8 Tetor 2026, 11:21, Aktualitet CNA

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës u mblodh sot më datë 8 tetor 2026 dhe vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 8, ora 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.





Lajmet e fundit nga