Kuvendi ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa e opozitës u hodh në votim gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, por nuk mori mbështetjen e shumicës parlamentare.
Në këtë mënyrë, interpelanca urgjente e kërkuar nga deputetët e PD-së me kryeministrin Rama nuk do të zhvillohet.













