
Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Verdho ka qenë i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, shkruan A2 CNN.
Verdho u emërua në krye të këtij posti në fillim vitit 2024. Më herët ai ka qenë drejtues i ARRSH-së dhe Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.
(A2 Televizion)