Përfundoi në qeli bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe pas dënimit për mashtrim, GJKKO liron Greta Gjocin
Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha so...
Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha so...
Në shoqërinë e avokatit, ish-deputeti i PS dhe biznesmeni Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Avok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali i Vlora Hysenit, që ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për naftën dhe benzinën, në kuad...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar para Kuvendit, ...
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide, i cili u pozicionua në korrik të këtij viti kundër reformës territoriale, duk...
Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesi...
Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka...
Një përplasje e re mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka shpërthyer për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej ...
Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Gjoci është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se mashtronte shtetas italianë përmes Call Center-ave.
Ajo u dërgua në burgun e Pojskës, në Korçë, së bashku me foshnjën. Nëna dhe fëmija u vendosën në seksionin e posaçëm të institucionit të vuajtjes së dënimit, ku ndodhej edhe çerdhja. Sakaq, sqarohet se Gjoci do të rikthet në burg pas 1 viti.
Greta Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos. Pesë prej tyre i janë drejtuar GJKKO-së me kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare.
Ndërkohë, katër gra që kanë fëmijë ndodhen tashmë në burgun e Pojskës. Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, në të njëjtën ditë kur Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, mbrojtja ka vënë në dijeni edhe SPAK-un dhe prokurorin e çështjes, Ened Nakuçi, i cili ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit. Tashmë pritet vendimi i GJKKO-së për kërkesën e Gjocit, ndërsa çështja lidhet me ekzekutimin e dënimit dhe situatën familjare të të dënuarës, e cila ndodhet me foshnjën e saj 3-muajshe në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Në shoqërinë e avokatit, ish-deputeti i PS dhe biznesmeni Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Avok...
Një nga shtatë personat e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Peshk...
Sërish tensione në protestën që po mbahet pranë Kuvendit, ndërkohë që në sallë po zhvillohet seanca plenare, n...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për naftën dhe benzinën, në kuad...
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide, i cili u pozicionua në korrik të këtij viti kundër reformës territoriale, duk...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan. S...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si d...
Emisioni investigativ Plug u transmetua në Syri TV më 7 tetor 2026. Jo pa qëllim e risollëm këtë përshkrim të biznesmen...
Një debat i fortë televiziv ka shpërthyer pas skandalit që përfshin kompozitorin Adrian Hila, i cili po hetohet nga policia lidhur me d...
Ron Yeffet, një personazh kontravers, i dëbuar edhe nga vendet afrikane me dyshimet për përfshirje në afera korruptive, i akuzur në...