Spiropali debat me Bardhin në Kuvend: Ju nuk keni parti, keni vetëm një njeri

8 Tetor 2026 | 11:46

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është përfshirë në një debat në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale.

Në fjalën e saj, Spiropali iu përgjigj kritikave të opozitës, duke deklaruar se nuk duhet të ndërthuren çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke paralajmëruar se ato do të marrin zgjidhje së shpejti.

“Nuk mund të përdoret këtu çdo platformë për të folur për të njëjtën çështje. I qëndroj një më një gjërave që kam thënë, në platformë dhe pa platformë, e kam prezantuar në Asamblenë e PS-së.

Ashtu sikur ju nuk thoni dot një fjalë në Kryesinë e partisë tuaj, as në mbledhje, sepse ju nuk keni një parti, ju keni vetëm një njeri. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit dhe kontrollit të pushtetit, nga pushteti lokal te ai qendror. Ju jeni mishërimi i personalizimit të pushtetit deri në katandisje. I kam dalë kundër kësaj kulture. Mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se të gjitha do të zgjidhen shumë shpejt”, tha ajo.

Gjithashtu ditën e sotme, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Vullnet Sinaj mësohet se ka ndryshuar qëndrim dhe ka votuar pro reformës, dhe mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë Erion Braçe gjatë votimit në Kuvend.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit janë shënuar tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Policia ka marrë masa të shtuara sigurie në zonën përreth Kuvendit, ndërsa barriera metalike janë vendosur përpara godinës për të kufizuar afrimin e protestuesve. Forca të shumta policie ndodhen gjithashtu në terren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë përplasjet në protestë, digjen koshat e mbeturinave, mjete piroteknike drejt policisë

Protesta që po mbahet pranë Parlamentit është tensionuar sërish rreth mesditës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike drejt forcave të policisë. Ndërkohë disa koshave të mbeturinave...
11:42 | 08/10/2026

Balla: Reforma Territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira publike

Gjatë seancës plenare në Kuvend sot, ku po diskutohet reforma territoriale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur propozimin për ndryshimet...
11:29 | 08/10/2026

Debate për “Territorialen” në Kuvend, përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ndërsa pritet të votohet reforma territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin, mes kundërshtimeve...
11:25 | 08/10/2026