Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re territoriale.
Bëhet me dije se Sinaj ka votuar pro hartës së re territoriale gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua mëngjesin e sotëm në sallën e seancave plenare.
Sinaj kishte votuar më herët kundër draftit brenda grupit parlamentar, duke shprehur rezerva për propozimin që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes dhe bashkimit të 15 bashkive.
Ndërkohë, sa i përket deputetit tjetër socialist, Erion Braçe, bëhet me dije se ai nuk ka votuar as pro dhe as kundër draftit gjatë mbledhjes së sotme.
Votimi i sotëm vjen pas qëndrimit të mëparshëm të të dy deputetëve, të cilët në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar në fillim të javës kishin votuar kundër hartës së re territoriale
LEXO EDHE:
Braçe-Sinaj parimorë, apo “pazar” për bashkitë Tiranë dhe Vlorë?













