Kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale: Sjell vetëm shpopullim
“300 mijë shqiptarë do preken”, kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale
Kryetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt, Hilë Curri dhe Albert Malaj, janë bashkuar me protestuesit që kundërshtojnë reformën e re territoriale.
Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, tha se nga reforma dhe shkrirja e 15 bashkive preken rreth 300 mijë banorë.
“300 mijë banorë preken nga ajo reformë. Si shpëtuan Konispoli dhe Delvina? Kjo është një reformë që Arbjan Maznikun do ta ndjekë historia”, u shpreh Curri.
“Kjo nuk sjell asnjë lloj zhvillimi përveçse shpopullim, Ju bëj thirrje të mos e votojnë këtë reformë”, u shpreh kryebashkiaku i Memaliajt.
Në protestë është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Sipas reformës së propozuar, Rrogozhina pritet të bashkohet me Kavajën.
Spiropali debat me Bardhin në Kuvend: Ju nuk keni parti, keni vetëm një njeri
Vijojnë përplasjet në protestë, digjen koshat e mbeturinave, mjete piroteknike drejt policisë
Balla: Reforma Territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira publike
- 11:58 Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për “ministren virtuale” Diella
- 11:46 Spiropali debat me Bardhin në Kuvend: Ju nuk keni parti, keni vetëm një njeri
- 11:42 Vijojnë përplasjet në protestë, digjen koshat e mbeturinave, mjete piroteknike drejt policisë
- 11:29 Berisha: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale dhe të miratojmë variantin që votojnë
- 11:29 Balla: Reforma Territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira publike
- 11:25 Debate për “Territorialen” në Kuvend dhe përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS-së