Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, institucionet e vendit u përballën me reagime nga disa përfaqësues ndërkombëtarë.
Të lidhura
None found
Bashkimi Evropian deklaroi fillimisht se ndryshimet e miratuara nuk përputhen me detyrimet ndërkombëtare që Kosova ka ndaj këtij blloku.
Shqetësimin e saj e shprehu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për ndërhyrjet e Kuvendit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
I pyetur të enjten nga gazetarët lidhur me këto reagime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha një përgjigje konkrete.
Ai u mjaftua të njoftonte se duhej të shkonte në një takim me presidenten Shiroka – Pula.
“Në orën 11:00 kam takim te presidentja, më duhet të mbërrij në kohë”, tha Kurti.






