Gjendet një trup i pajetë në rezervuarin e Zhejës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2026, 11:53

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e kësaj të enjteje në rezervuarin e Zhejës, në fshatin Zhejë të Kurbinit. Sipas raportimeve, kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar autoritetet për praninë e trupit në rezervuar.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për identifikimin e personit të gjetur dhe për përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të hedhur dritë mbi rastin.

Deri më tani nuk bëhen të ditura të tjera detaje mbi identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes. Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion nga autoritetet në lidhje me ngjarjen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit