Dhuna e ushtruar nga policia e Edi Ramës vijon të përpahet edhe më shumë se perimetri rreth Kuvendit të Shqipërisë, duke larguar qytetarët edhe nga trotuaret që ndodhen larg këtij perimetri.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet narkopolicia e cila ka shpërndarë qytetarët të cilët protestonin në trotuarin që ndodhet përpara Xhamisë së Namazgjasë.
Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka dokumentuar me video se si policët kanë përzënë me dhunë qytetarët nga trotuari, madje duke u përplasur edhe me deputetin e PD, Klevis Balliu, duke mos e lejuar të kalojë rrugën e bllokuar prej tyre.
‘A lejohen qytetarët të qëndrojnë në trotuar’, dëgjohet t’u thotë Malltezi policëve, ndërkohë që këta të fundit e kanë larguar me dhunë nga trotuari.
© SYRI.net