E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet se u vendosi gjobë punonjësve të postës në Durrës ku gruaja ishte drejtoreshë, arrest në burg për Fetah Matajn

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Feta Matajn, 44 vjeç, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj. Fetah Mataj dyshohet se ka shtrënguar përmes kanosjes ose dhunës pesë punonjës të Postës së Durrësit, të cilët ushtronin detyrën e arkëtarit, për t’i dhënë nga 250 euro secili. Sipas Prokurorisë, punonjësit janë kërcënuar me humbjen e vendit të punës nëse nuk do të dorëzonin shumën e kërkuar. Hetimi ndaj 44-vjeçarit është pjesë e dosjes që lidhet me problematikat financiare të konstatuara në Postën e Durrësit, ku auditi i drejtorisë së përgjithshme të Postës ka evidentuar një mungesë prej rreth 69 milionë lekësh. Avokati i Fetah Matajt, Ilia Ilia, i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka prova për kanosje apo dhunë ndaj punonjësve.

“Gjykata vendosi për vendimin e masës së arrestit me burg. Vendimi është marrë para 3 ditësh. Sot u bë verifikimi i kushteve të arrestit dhe provat e reja. Ne sot paraqitëm prova reale që gjithë grupi ka qenë në konflikt të hapur interesi me bashkëshorten e tij si ish drejtoreshë. Ato janë ndëshkuar në atë institucion dhepër hakmarrje ata individë kanë bërë deklarime sikur nga ana e Fath Matës janë shantazhuar. Kjo është absurditet që nisinga prokuroria dhe vazhdoj me gjykatë. Nuk është provuar as dhuna fizike apo psikike. Bëhet fjalë që janë shtrënguar 5-6 individë që thonë unë kam dëgjuar. Vetëm 1 ka pretenduar që më është kërkuar nga Fetah Mata ti dorëzoj 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Trëndelina është proceduar përe shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës”, tha Ilia Ilia , avokat i Fetah Mataj.

Avokati pretendon se personat që kanë dhënë deklarime ndaj klientit të tij kanë pasur më herët masa disiplinore gjatë kohës kur Posta e Durrësit drejtohej nga bashkëshortja e tij, Elisabeta Mataj. Sipas mbrojtjes, këto deklarime mund të jenë të motivuara nga konflikte të mëparshme. Ndërkohë, avokati ngre edhe pretendime për një tjetër mungesë financiare në Postën e Durrësit, duke deklaruar se shuma e pretenduar prej tij arrin në rreth 2.5 miliardë lekë dhe se kjo çështje, sipas tij, nuk po hetohet. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa Fetah Mataj do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.