Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon seanca plenare

'Kjo është policia e Agasit', Balliu: Kjo reformë është agjendë e shpopullimit të Shqipërisë

12:33, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka lëshuar sërish gaz të shumtë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës që ndodheshin në afërsi të Kuvendit. Deputeti demokrat ka reaguar duke lëshuar akuza të forta për përdorimin e policisë nga krimi.

Balliu: Qytetarët janë në protestë. Ka shumë rëndësi të kuptoni që këta kanë bërë një plan masash. Plan ii masave është te parlamenti. Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë këtu, përballe planit të masave që kanë marrë ata.

Këtu ku kanë ardhur ata, nuk është vendi i duhur. Besimtarët myslimanë janë kthyer me dhjetëra. Nuk i lejnë besimtarët të shkojnë në Xhami. Prandaj nuk merret plani i masave në derën e xhamive apo në derën e partive politike.

E keni në dosje që grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. Sa vila duhet ti dalin, sa gazetarë duhet të ‘mbyten’  me gaz këtu.

Kjo reforme ka të bëjë më agjendën e mirëfilltë të shpopullimit të Shqipërisë. Siç ka ndodhur dhe e dini fare mirë.

Kjo policia është policia e Agasit që i drejton nga Burgu. Janë policët e Ilir Prodës dhe këtij Hitës që i shërben Ballukut.

Janë në pushtet vetëm për të vjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco