Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se gishtat e dorës
Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi në seancën plenare të së enjtes se reforma administrativo-territoriale do të votohet, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të lejojë një proces të rregullt parlamentar.
Klosi sfidoi deputetët e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, duke deklaruar se opozita do të mund të fitojë më pak se pesë bashki me hartën e re.
“Qytetarët na kanë votuar, masivisht pozitivisht pas asaj që kemi votuar në 2015, sot vazhdojmë marrim vota më shumë. Kjo tregon se këto 61 bashkitë nga 400 që kanë qenë e kanë pranuar me votë… Jemi më të fortë se kurrë, të gatshëm t’ju sfidojmë se nga të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji i sotëm, të merrni më pak se gishtat e dorës bashki në zgjedhje. Nëse nuk bëjmë gabime, të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji i sotëm do t’i fitojmë”, u shpreh Klosi.
Deputeti Sinaj ndryshoi qëndrim për “Territorialen”, Zhupa: A ke vullnet t’i dalësh kundër vlonjatëve?
Të prekur nga gazi lotsjellës, qytetarët transportohen me ambulancë. Policia bën gati autobotin me ujë
Debate të ashpra në Parlament, Bardhi-Peleshit: Je zar i Ramës. Ndërhyn Garda
- 12:34 Inspektori i Lartë i Drejtësisë takon ambasadorin e OSBE-së: Në fokus bashkëpunimi për forcimin e drejtësisë
- 12:29 Deputeti Sinaj ndryshoi qëndrim për “Territorialen”, Zhupa: A ke vullnet t’i dalësh kundër vlonjatëve?
- 12:25 Deputetët e PD përplasen me policinë, hidhet spraj lotjellës
- 12:12 Bombat ajrore ruse godasin dy autobusë në Ukrainë, 30 të vrarë dhe 18 të plagosur
- 12:11 Të prekur nga gazi lotsjellës, qytetarët transportohen me ambulancë. Policia bën gati autobotin me ujë
- 12:09 Debate të ashpra në Parlament, Bardhi-Peleshit: Je zar i Ramës. Ndërhyn Garda