Edhe kryebashkiaku i Kavajës i bashkohet protestës para Kuvendit

8 Tetor 2026, 12:45Politika TEMA
Edhe kryebashkiaku i Kavajës i bashkohet protestës para Kuvendit

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, merr pjesë gjithashtu në protestën kundër reformës territoriale, e cila po debatohet këtë të enjte në Kuvend.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër draftin e PS-së, duke thënë se po kalon në mënyrë të njëanshme dhe synon shpopullimin e Shqipërisë.

PD ka thirrur demokratët në protestë, ndërsa në anën tjetër janë mbledhur edhe protestuesit e “Revolucionit Flamingo”.

Lini një Përgjigje