Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fetah Matajn, burrin e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare e cila dyshohet se vodhi 700 mijë euro nga fondi i pensionistëve.
Fetah Mataj i cili u rrit në detyrë në bashkinë Durrës pas skandalit të bashkëshortes së tij, dyshohet se u vendoste gjobë punonjësve të Postës Shqiptare duke u kërkuar 250 euro çdo muaj ose përndryshe do të pushoheshin nga puna.
Fetah Mataj dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Gruaja e tij mbahet në arrest shtëpie për dosjen hetimore ku dyshohet se ka vjedhur 700 mijë euro nga fondi i përcaktuar për pensionistët. Ndërsa djali i çiftit u procedua penalisht pasi së bashku me një shok të tij, dhunuan një efektiv policie në Durrës. Versus.al

