web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ballkani Perëndimor miraton kuadrot rajonalë për biodiversitetin dhe restaurimin e ekosistemeve deri në 2030

8 Tetor 2026, 13:00, Sociale CNA

Ballkani Perëndimor miraton kuadrot rajonalë për biodiversitetin

Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për të përparuar në fushën e ruajtjes së biodiversitetit dhe restaurimit të ekosistemeve të degraduara, përmes miratimit të dy kuadrove kryesore rajonale: Planit Strategjik për Biodiversitetin 2030 të Gjashtëses së Ballkanit Perëndimor dhe Planit për Restaurimin e Peizazheve Pyjore të Gjashtëses së Ballkanit Perëndimor.

Këto kuadro përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe në përafrimin e rajonit me objektivat europianë dhe globalë për biodiversitetin.

Të dy kuadrot rajonalë u miratuan më 18 shtator 2026 në ?abljak, Mal i Zi, gjatë Takimit të Tretë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Së bashku, planet ofrojnë një udhërrëfyes të përbashkët për ruajtjen e biodiversitetit, restaurimin e ekosistemeve dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030. Objektivat e tyre kryesore përfshijnë mbrojtjen e të paktën 30% të zonave tokësore, të ujërave të ëmbla, detare dhe bregdetare, restaurimin e të paktën 20% të ekosistemeve të degraduara, ndalimin e humbjes së llojeve dhe përmirësimin e lidhshmërisë ekologjike në të gjithë rajonin.

Ballkani Perëndimor miraton kuadrot rajonalë për biodiversitetin

Plani Strategjik për Biodiversitetin 2030 i Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor përafron prioritetet rajonale me Kuadrin Global të Biodiversitetit Kunming-Montreal dhe Strategjinë e BE-së për Biodiversitetin 2030. Ai synon të forcojë rrjetet e zonave të mbrojtura dhe të ruajtura, të përmirësojë monitorimin e biodiversitetit dhe mbledhjen e të dhënave, si dhe të integrojë reflektimet për ruajtjen e natyrës në sektorë të tillë si bujqësia, pylltaria, energjia,
menaxhimi i ujërave dhe zhvillimi i infrastrukturës.

Plani për Restaurimin e Peizazheve Pyjore i Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor promovon një qasje të integruar ndaj restaurimit të natyrës, e cila lidh ruajtjen e biodiversitetit me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, ruajtjen e tokës dhe ujërave, si dhe zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Kjo qasje mbështet qëndrueshmërinë afatgjatë të ekosistemeve dhe komuniteteve në të gjithë rajonin.

“Natyra nuk njeh kufij dhe as reagimi ynë ndaj humbjes së biodiversitetit dhe degradimit të ekosistemeve nuk mund të kufizohet prej tyre. Me miratimin e Planit Strategjik për Biodiversitetin 2030 dhe Planit për Restaurimin e Peizazheve Pyjore, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar angazhimin e tyre të përbashkët për veprim të bashkërenduar në mbrojtje të natyrës. IUCN pret me kënaqësi të vijojë bashkëpunimin me qeveritë, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe partnerët, për t’i shndërruar këto angazhime rajonale në masa konkrete për ruajtjen dhe restaurimin në terren,” u shpreh Oliver Avramoski, Drejtor i Zyrës Rajonale të IUCN-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Të dy kuadrot shërbejnë si instrumente kyçe për zbatimin e Shtyllës 5 të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor: Mbrojtja e Natyrës dhe Biodiversitetit. Ato i shndërrojnë angazhimet ndërkombëtare dhe europiane në masa dhe veprime konkrete rajonale. 

 





Lajmet e fundit nga