web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja Koçeku reagon ashpër: PS është parti rebele, u ka kthyer shpinën qytetarëve

8 Tetor 2026, 12:50, Politikë CNA


Deputetja Marjana Koçeku ka ndarë një reagim të ashpër në drejtim të Partisë Socialiste dhe përfaqësuesve të saj në Kuvend.

Koçeku shkruan përmes një postimi në rrjetet e saj sociale se PS është një parti rebele, që u ka kthyer shpinën qytetarëve, ndërsa edhe sot kur pritet votimi i Reformës Administrativo-Territoriale, deputetët e saj po i braktisin për së dyti.

“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve. Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!”,-shkruan Koçeku./CNA





Lajmet e fundit nga