web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EKSKLUZIVE/ Ish-deputeti i PS-së nën hetim

8 Tetor 2026, 12:49, Aktualitet CNA

EKSKLUZIVE/ Ish-deputeti i PS-së nën hetim

Sot, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, është parë të hyjë në SPAK i shoqëruar nga një avokat.

Gaçi është thirrur dhe është pyetur më parë në SPAK në lidhje me çështje të ndryshme, siç ka qenë ajo e Jorgo Goros, ku hetimet ndaj tij pas kallëzimit të Fredi Belerit, çuan deri te hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën.

Sot Artan Gaçi është paraqitur në SPAK.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se cila është akuza apo çështja që po hetohet në lidhje me ish-deputetin socialist.

Duket diferenca, pasi në rastet e tjera Gaçi ka qenë i vetëm, ndërsa sot është shoqëruar me avokat.

Kryesisht në rastet kur një person shoqërohet nga avokati, i njoftohet se është një person në hetim ose i njoftohet një akuzë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK-u për të thënë se cila është çështja për të cilën po hetohet Artan Gaçi apo a ka kjo lidhje edhe me bashkëshorten e tij, ish-ministren dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka.

Gaçi dhe Olta Xhaçka janë akuzuar për veprat penale si “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim të parashikuar dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pritet të dalë njoftimi i SPAK-ut dhe nëse do të ketë akuzë ndaj ish-deputetit socialist, Artan Gaçi./ CNA





Lajmet e fundit nga