Komisioneri i BE-së Michael McGrath në Tiranë, takime me kryeministrin dhe krerët e institucioneve të drejtësisë
Komisioneri europian Michael McGrath vizton Tiranë këtë të enjte për tu njohur nga afër me reformat në sistemin e drejtësisë. Ai do të zhvillojë një seri takimesh në Tiranë me përfaqësues të lartë të qeverisë, institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë civile, sipas kalendarit zyrtar të Presidentit dhe Komisionerëve të Komisionit Europian.
Në axhendën e tij është parashikuar takim me kryeministrin Edi Rama, si dhe me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
McGrath do të takohet gjithashtu me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.
Pjesë e axhendës është edhe një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.
Komisioneri europian do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të sektorit të drejtësisë dhe me organizata të shoqërisë civile.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Michael McGrath është parashikuar të mbajë gjithashtu një fjalë në “Skillnet Innovation Summit”.

Ulsi Manja: Edhe 46 bashki janë shumë
Reforma territoriale, Mazniku: Janë zhvilluar 121 dëgjesa, bashkimi mbështetet në lidhjet historike
Debate për “Territorialen” në Kuvend dhe përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS-së
- 16:52 Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA
- 16:50 Pas vendimit të GJKKO, nëna dhe foshnja 4-muajshe lënë ambientet e burgut të Pojskës
- 16:49 Braçes i fiket mikrofoni, por vijon të flasë kundër reformës! Deputetët e PD-së: Lëreni të flasë
- 16:46 Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë
- 16:42 Irani zgjeron sulmet ndaj anijeve tregtare përtej Ngushticës së Hormuzit, goditen 2 cisterna
- 16:39 Tabaku: Territori nuk është pushtet por identitet, Reforma Territoriale i ka shkelur këto parime