Blendi Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se gishtat e dorës

8 Tetor 2026, 13:29Politika TEMA
Blendi Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se

Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi në seancën plenare të së enjtes se reforma administrativo-territoriale do të votohet, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të lejojë një proces të rregullt parlamentar.

Klosi sfidoi deputetët e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, duke deklaruar se opozita do të mund të fitojë më pak se pesë bashki me hartën e re.

“Qytetarët na kanë votuar, masivisht pozitivisht pas asaj që kemi votuar në 2015, sot vazhdojmë marrim vota më shumë. Kjo tregon se këto 61 bashkitë nga 400 që kanë qenë e kanë pranuar me votë… Jemi më të fortë se kurrë, të gatshëm t’ju sfidojmë se nga të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji i sotëm, të merrni më pak se gishtat e dorës bashki në zgjedhje. Nëse nuk bëjmë gabime, të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji i sotëm do t’i fitojmë”, u shpreh Klosi.

Lini një Përgjigje