Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Djali i presidentes së re Justina Shiroka Pula, dikur yll i futbollit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Djali i presidentes së re Justina Shiroka Pula, dikur yll i futbollit
Lekë Pula ne qender dhe ne krah nena e tij, Justina

Ekonomistja dhe profesoresha Justina Shiroka-Pula ka marrë dje zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ajo mori 81 vota dhe u zgjodh në bazë të marrëveshjes së përbashkët të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Justina Shiroka-Pula është vajza e mjeshtrit filigranist Simon Shiroka, i cili ka qenë një nga argjendarët më të hershëm të Kosovës, me origjinë nga Shkodra, siç e tregon edhe mbiemri.

Djali i presidentes së re Justina Shiroka Pula, dikur yll i futbollit

Pak njerëz e dinë se Lekë Pula, djali i madh i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pasur një karrierë të spikatur në futbollin kosovar. Ai e nisi rrugëtimin te 2 Korriku, përpara se të kalonte te Prishtina, me të cilën fitoi edhe titullin kampion.

Më pas, Lekë Pula veshi për disa vite fanellën e Flamurtarit, duke u aktivizuar kryesisht në qendër të mbrojtjes.

Në moshën rreth 30-vjeçare, ai vendosi t’i japë fund karrierës në futboll për t’u përqendruar te studimet dhe karriera akademike. Sot, ai është Doktor i Shkencave Ekonomike dhe profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Djali i presidentes së re Justina Shiroka Pula, dikur yll i futbollit

Një histori interesante e një ish-futbollisti që nga stadiumet e Kosovës kaloi në botën akademike.

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka qenë e martuar me intelektualin Blerim Pula dhe së bashku kanë katër fëmijë. Fatkeqësisht, dy muaj më parë, në Gusht 2026, Blerim Pula ndërroi jetë dhe Kosova nuk do të ketë Zonjë apo Zotëri të Parë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese