Reforma territoriale, Tabaku thirrje deputetëve të PS-së: Mos e votoni, qytetarët nuk janë dëgjuar

8 Tetor 2026 | 13:06

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale, duke akuzuar shumicën se po e miraton atë pa dëgjuar qytetarët dhe komunitetet që preken prej ndryshimeve.

Gjatë debatit për procedurën në nisje të seancës plenare, Tabaku u bëri thirrje deputetëve socialistë të mos votojnë reformën, për të cilën tha se nuk është një reformë territoriale, por një reformë “politike, elektorale dhe ekonomike”.

“Qytetarët e Tiranës, një e treta e vendit, nuk janë dëgjuar”, deklaroi Tabaku, duke theksuar se sipas saj nuk janë dëgjuar as këshillat bashkiakë, përfshirë edhe ata me shumicë socialiste që kanë votuar kundër reformës.

Sipas deputetes së PD-së, reforma synon përqendrimin e pushtetit ekonomik dhe elektoral, ndërsa akuzoi shumicën se ndryshimet nuk lidhen me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në përfundim, deputetja demokrate e krahasoi votimin e reformës territoriale me vendime të mëparshme të Kuvendit, përfshirë ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura dhe vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Këtyre do t’u shtohet njëkohësisht lista e atyre që do të shkrijnë sot, me një të rënë të lapsit, 50 bashki, pa dëgjuar zërin e qytetarëve”, deklaroi Tabaku.

Ajo u bëri thirrje deputetëve socialistë të mos e votojnë kët reformë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht...
21:00 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një lëndë plasëse, e dyshuar tritol,  ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure jashtë ambienteve të një banesë në Elbasan. Sipas raportimit të policisë, banesa...
09:55 | 07/10/2026

Magyar: Hungaria do të prezantojë taksën e pasurisë vitin e ardhshëm

Hungaria do të prezantojë një taksë mbi pasurinë duke filluar nga viti i ardhshëm, tha sot kryeministri hungarez Péter Magyar, duke përmbushur një premtim të...
09:17 | 07/10/2026