Aktualitet

Hyri në banesën e një shtetasi dhe e goditi me armë sportive, arrestohet autori 49-vjeçar

Një 49-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 52-vjeçari, e ka kanosur me armë sportive dhe e ka goditur me qytën e saj.

Policia ka sekuestruar armën, të cilën 49-vjeçari dyshohet se e posedonte pa leje, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Mallakastër/Kanosi dhe goditi me armë sportive, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 49-vjeçari.

Sekuestrohet arma sportive (pistoletë), që i arrestuari e posedonte pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas kallëzimit nga një 52-vjeçar, se një shtetas i kishte hyrë në banesë, e kishte kanosur dhe goditur me send të fortë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Brenda një kohe të shkurtër pas kallëzimit, u kap dhe u arrestua shtetasi:

-A. T., 49 vjeç, banues në fshatin Panahor, Mallakastër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka hyrë në banesën e 52-vjeçarit, në Ballsh, e ka kanosur me armë sportive (pistoletë) dhe e ka goditur me qytën e kësaj arme.

Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan së Fierit, për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja””, shkruan Policia.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.