Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Bulqizë, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.
Në pranga ra Leonard Koleci, banues në fshatin Shtushen. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Njoftimi i Policisë
Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtushen, Bulqizë, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, bashkia Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento