Nuk ka lirim për pasurinë, Apeli i heq shpresat Igli Tares, mbetet nën sekuestro vila e dytë

Aktualitet

Nuk ka lirim për pasurinë, Apeli i heq shpresat Igli Tares, mbetet
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Behet me dije se çështja u shqyrtua në Gjykatën e Posaçme të Apelit pas ankimit të Tares ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i vilës mbetet në fuqi, ndërsa pasuria vijon të jetë nën masën e vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve të SPAK.

 

 

ME TE LEXUARAT