Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon seanca plenare

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

13:47, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ironizoi në Kuvend ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, duke e pyetur se përse ai vijon të jetë në detyrë, ndërsa ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në burg për çështje që Berisha i cilësoi si të njëjta.

Berisha e akuzoi Maznikun se po paraqet një dokument që, sipas tij, bie ndesh me Kushtetutën dhe parimin e konsultimit me qytetarët për reformën territoriale.

Gjithashtu Berisha ngriti edhe pyetje për drejtorët e 5D dhe për një qëndrim në “Hotel Barcelona”, duke kërkuar nga Mazniku shpjegime publike për këto çështje.

Berisha: Një njeri kaq i papërgjegjshëm, saqë paraqitet këtu me një dokument antikushtetues, paraqitet këtu me një dokument që vjen në kundërshtim flagrant me të gjitha parimet ndërkombëtare të shteteve të lira, nuk mund të mos pyetet se kush është.

Ndaj dhe tani i kam disa pyetje unë për ty, si ka mundësi që ti je këtu dhe Erion Veliaj për të njëjtat krime është në burg?

Si ka mundësi që ti je këtu dhe drejtorët e 5D, që ke edhe firmën tënde janë në burg?

Nuk po hyj tek jeta tjetër, se e di vetë ti, por nuk futem tek ato, por tek këto që impakt direkt tek qytetarët.

Dhe vjen këtu me një dokument e thua që nuk i kemi pyetur qytetarët.

Po a ka pafytyrësi më të madhe se kjo?

Po si mund të pranosh një dokument të tillë kur themelore është pyetja e qytetarëve?

Por m’u përgjigj këtyre pyetjeve ti këtu: pse ai është në burg dhe ti je këtu?

Çfarë ka bërë ai më shumë se ti?

Po, po.

Po hotel Barcelonën, e harrove ti?

Si shkove ti në hotel Barcelona? Kush të pagoi ty?

Na e thuaj pak këtu ta dinë këta.

Prandaj ti shkelmon me banditizëm interesat e qindra mijëra qytetarëve sot dhe vjen këtu me dokument e thua nuk janë pyetur, me një fjalë goje.

Këto pyetje dhe mund të bëj edhe shumë të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco