AKTUALITET /

Provokim i rëndë në Gjirokastër, nderohet figura e Napoleon Zervës, greku që mas*kroi çamët

Shkruar nga Versus

Provokim i rëndë në Gjirokastër, nderohet figura e Napoleon

Një tjetër provokim i rëndë është bërë ndaj shqiptarëve, këtë herë në Dervician të Gjirokastrës ku në galerinë e Artit është ekspozuar portreti i komandatit grek Napoleon Zerva i cili ka qenë përgjegjës për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre dhe për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare.

Provokim i rëndë në Gjirokastër, nderohet figura e Napoleon

Duke risjellë në vëmendje ligjin e 27 shtatorit të vitit 1994 i cili njihte gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, fondacioni “Çamëria Hasan Tahsini”, ka ngritur pyetje për cilat merita nderohet Zerva në Shqipëri.

Provokim i rëndë në Gjirokastër, nderohet figura e Napoleon
Ligji që njeh gjenocidin grek ndaj shqiptarëve

“Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame. Për çfarë meritash nderohet Zerva në territorin e Republikës së Shqipërisë?  Për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare? Për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre?  Për vuajtjet që u shkaktoi brezave të tërë?”- thuhet mes të tjerash në reagim.

Sipas fondacionit ky nderim i një figure kaq të errët për shqiptarët, përçon mesazh që nuk duhet të kalojë në heshtje nga ana e institucioneve shqiptare.

“Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me këtë njohjen zyrtare të gjenocidit grek nga parlamenti, ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Derviçian i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre. Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje nga institucionet shqiptare dhe opinioni publik në Shqipëri.

Arti dhe kultura nuk mund të përdoren për të rehabilituar figura përgjegjëse për krime ndaj shqiptarëve. Nderimi i tyre cënon dinjitetin e viktimave, pasardhësve të tyre dhe dëmton bashkëjetesën e miqësinë ndërmjet popujve”- shkruan fondacioni duke i kërkuar kryebashkiakut të Dropullit që të heqë menjëherë portretin e Zervës si dhe që qeveria shqiptare të nisë hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësit. Versus.al

Poll