Vendimi i Trump për këshilltarin LaCivita/ Balla ironizon demokratët: Ngushëllime!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, rrëzoi me shumicë votash të mërkurën kërkesat e dy kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së nga vendimmarrja; duke zhbllokuar kështu një proces që kishte hyrë prej javësh në ngërç.
Gjatë mbledhjes plenare që zgjati për gati gjashtë orë u diskutua lidhur me kërkesat e kandidatëve, kërkesat e mëvonshme mes anëtarëve të këshillit për përjashtimin e njëri-tjetrit, si dhe për procedurat e ndjekura dhe votimet e ndryshme të shumicës për raste të ngjashme.
Në fillim të mbledhjes, anëtaret Ledina Riza dhe Arta Mandro vërejtën se anëtari Zeqir Hoda, i përjashtuar nga i gjithë procesi, kishte bërë kërkesë për t’u njohur me gjithë aktet.
“Nëse shkresa e protokolluar nga Hoda implikon veprimet e Këshillit, mos duhet që më parë të shikojmë se çfarë kërkon në këtë kërkesë?”, parashtroi Mandro, duke theksuar se i vetmi interes i saj lidhej me një proces të drejtë dhe të ligjshëm.
Megjithatë, shumica e anëtarëve e përbërë nga Sokol Stojani, Vatë Staka, Moisi Duda, Erind Gërmenji, Erind Mërkuri dhe Olger Eminaj kërkuan që të vijohej me shqyrtimin e kërkesave të kandidatëve Ylli Pjetërnikaj dhe Arta Marku, si dhe për votimin e tyre.
Kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani, lexoi kërkesën e kandidatit Ylli Pjetërnika, i cili kërkonte përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, nga procesi i përzgjedhjes me dyshimet për konflikt interesi.
Staka e cilësoi të pabazuar dhe të paligjshme kërkesën e Pjetërnikajt duke vërejtur se më parë ai nuk kishte ngritur pretendime kundër tij.
“Shikoni procesverbalet dhe mendimet e mia për caktimet e tij. Kam marrë pjesë në katër votime për këtë prokuror, edhe për emërimin e tij si pedagog në Shkollën e Magjistraturës. Në asnjë prej këtyre procedurave nuk ka paraqitur kërkesë për përjashtimin tim,” tha Staka.
Në përfundim të diskutimeve mes anëtarëve, kërkesa e Pjetërnikës u hodh në votim. Për përjashtimin e Stakës votuan vetëm dy prej anëtarëve, Ledina Riza dhe Arta Mandro.
“Këshilli, nuk e tregoi siç duket, maturinë e tij në këtë proces dhe hyri në një rrugëtim të një lufte me njëri-tjetrin për çështje të karakterit, mbase të egos, po mbase dhe mund të jem e gabuar,” tha Mandro përpara votimit.
Shumica e përbërë nga anëtarët Sokol Stojani, Erind Gërmenji, Erind Mërkuri, Moisi Duda, Olger Eminaj dhe kryetarja Mirela Bogdani votuan kundër kërkesës së Pjetërnikës.
Më vonë, u vijua në shqyrtimin e kërkesës së kandidates Arta Marku për përjashtimin e Stojanit nga procedura e përzgjedhjes. Marku ka parashtruar në kërkesën e saj se kishte qenë ajo që e kishte emëruar Stojanin në një pozicion drejtues në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më vonë e kishte liruar përmes një urdhri individual. Ajo pretendon se Stojani gjendet për këtë shkak në kushtet e konfliktit të interesit.
Stojani e kundërshtoi si të pabazuar kërkesën e Markut. Ai prashtroi se urdhri i lirimit i nënshkruar prej Markut, kishte qenë në funksion të kërkesës së tij për dorëheqje nga pozicioni drejtues që kishte mbajtur. Sipas Stojanit, fakti që kishin pasur qëndrime të ndryshme për një çështje profesionale, nuk mund të çojë në konflikt personal.
“Situata konfliktuale nuk prodhon konflikt interesi. Nëse do të ndiqet kjo logjikë, atëherë çdo prokuror që i është shfuqizuar vendimi nga drejtuesi është në konflikt interesi. Kërkesa e Markut provon një marrëdhënie profesionale, por nuk provon një marrëdhënie, konflikt personal, apo paragjykim,” tha Stojani.
Kërkesa e Markut u rrëzua me votat e pesë anëtarëve; Vatë Staka, Moisi Duda, Erind Gërmenji, Erind Mërkuri dhe Olger Eminaj. Në favor të saj votuan Ledina Riza, Mandro dhe kryetarja Bogdani./ Reporter.al
Protesta kundër propozimit të PS-së për Reformën Territori...
Pamjet të cilat po sjellim në këtë shkrim janë direkt nga ...
Sot, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, është ...
Tensionet mes protestuesve dhe efektivëve vijojnë jashtë K...
Jashtë Kuvendit vazhdojnë tensionet mes protestuesve dhe e...
Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në Kuvend me tone të ashp...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrat...
Protesta që po zhvillohet paraditen e sotme para godinës s...
Drejtuesja e KESH, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë ...
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është p...
Bordi i Transparencës u mblodh sot më datë 8 tetor 2026 dh...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes në selinë rozë para...
Një avokat ka thyer bojkotin e vënë nga Dhoma Kombëtare e ...
Bashkëshorti i ish-ministres së Ramës, Olta xhaçka, Artan ...
Me 76 vota kundër dhe 37 vota pro, mazhoranca ka rrëzuar k...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka thumbuar kreun e...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është drejtuar socialistëve ...
Para Kuvendit kanë nisur tensionet e para. Protestuesit ja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur në protestë qytetar...
Vetëm pak minuta para nisjes së seancës parlamentare, krye...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se falë shkëm...
Një aksident i rëndë u regjistrua sonte në aksin Peshkopi-...
Ndërron jetë 18-vjeçari që u aksidentua në orët e mbrëmjes...
Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure ...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...
Pagat reale, pagat e përshtatura për inflacionin parashiko...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...