AGSH: Policia e Shtetit të garantojë lirinë e raportimit dhe të mos pengojë gazetarët gjatë protestave

8 Tetor 2026 | 13:50

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri me dije se ka marrë raportime të shumta për pengimin e ekipeve të mediave gjatë protestave të sotme në Kuvend nga ana e Policisë së Shtetit.

Në një njoftim të shpërndarë për media AGSH shprehet se gazetarët, operatorët dhe fotografët janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre dhe u është kufizuar lëvizja e lirë në zonat ku kishte grumbullime.

“AGSH shpreh shqetësimin për këto raportime dhe rikujton se gazetarët dhe punonjësit e medias kanë të drejtë të raportojnë lirisht nga protestat dhe ngjarjet me interes publik, pa u përballur me pengesa të pajustifikuara nga autoritetet shtetërore.

Policia e Shtetit ka detyrimin të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të krijojë kushtet e nevojshme për ushtrimin e lirë të profesionit të tyre, dhe jo të kufizojë në mënyrë arbitrare aksesin dhe lëvizjen e tyre.

AGSH thekson se masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike nuk mund të përdoren si justifikim për pengimin e raportimit gazetaresk.

 Çdo kufizim duhet të ketë bazë ligjore, të jetë i domosdoshëm dhe proporcional, si dhe të mos cenojë në mënyrë të pajustifikuar të drejtën e publikut për t’u informuar.

U bëjmë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin masa të menjëhershme për të garantuar që efektivët në terren të respektojnë punën e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve, duke shmangur çdo ndërhyrje apo pengesë të panevojshme gjatë raportimit.

Prania e medias në protesta nuk është privilegj që jepet nga policia, por pjesë e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, thuhet në deklaratën e AGSH.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen. Pas marrjes së njoftimit...
13:40 | 08/10/2026

Artan Gaçi paraqitet në SPAK me avokatin, jep deklarime si person nën hetim

Ish-deputeti i PS Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres njëherazi deputetes socialiste Olta Xhaçka u paraqitet me avokat në SPAK të enjten. Mbrojtësi i tij ligjor...
13:27 | 08/10/2026

Deputetët e PD përplasen me policinë, hidhet spraj lotjellës

Disa deputetë të Partisë Demokratike mes të cilëve Klevis Balliu u përplasën me policinë në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit ku efektivët kanë krijuar një...
12:25 | 08/10/2026