Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka nisur seanca plenare e radhës ku pritet që të votohet Reforma Territoriale, ndërkohë jashtë godinës ka situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Protestuesit e pranishëm janë duke u përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit. Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.