George, Charlotte dhe Louis, fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton, nuk përdorin gjithmonë mbiemrin e tyre zyrtar në jetën e përditshme. Në shkollë, ata janë njohur me mbiemra që lidhen me titullin e babait të tyre.
Deri në vitin 2022, kur William dhe Kate ishin Duka dhe Dukesha e Cambridge, fëmijët përdornin mbiemrin Cambridge. Pas ngjitjes në fron të Charles III, William u bë Princ i Uellsit dhe fëmijët nisën të përdorin mbiemrin Wales në shkollë dhe gjatë aktiviteteve sportive.
Pavarësisht statusit të tyre, në ambientet shkollore George, Charlotte dhe Louis nuk thirren me titujt “Princ” apo “Princeshë” dhe as me titullin “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”. Ata përdorin thjesht mbiemrin, njësoj si nxënësit e tjerë. George, i cili ka nisur shkollën në kolegjin prestigjioz “Eton”, nuk do të ketë trajtim të veçantë për shkak të statusit të tij. Në shkollën e mëparshme, shokët e quanin “PG”, shkurtim i “Prince George”.
Kjo mënyrë përdorimi e mbiemrave nuk është e re në familjen mbretërore. Edhe William dhe Harry përdornin mbiemrin Wales gjatë viteve të shkollës, sipas titullit të babait të tyre, ndërsa mbiemri zyrtar i familjes është Mountbatten-Windsor.
Edhe fëmijët e Harry-t dhe Meghan, Archie dhe Lilibet, kanë mbiemrin zyrtar Mountbatten-Windsor, por në shkollë përdorin Sussex, sipas titullit të babait të tyre.
Lini një Përgjigje