AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për “Diellën”

Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi në themel kërkesën e firmosur nga 39 deputetë demokratë për shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin nga kryeministri Edi Rama të ministres virtuale, “Diella”, por arsyetoi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk mund të krijojë apo transferojë kompetenca publike.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
36 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Diella | Foto nga Kryeministria.al.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten të rrëzojë kërkesën 39 deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, lidhur me emërimin nga kryeministri Edi Rama të ministres së krijuar me inteligjencë artificiale për prokurorimet publike, të quajtur “Diella”.

Kur Rama e njoftoi këtë emërim për anëtarët e kabinetit qeverisës, deklaroi se Diella është anëtarja e parë e qeverisë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale, me qëllim që të ndihmojë Shqipërinë të bëhet një vend ku të mos ketë korrupsion në procedurat e tenderave publikë.

Deputetët demokratë që nënshkruan kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese pretenduan shkelje të disa dispozitave të Kushtetutës që lidhen me ndarjen e pushteteve, kompetencat e Presidentit, formimin e Këshillit të Ministrave, emërimin, betimin e ministrave dhe kompetencat e kryeministrit. Ata pretenduan se, Presidenti, përmes dy dekreteve, kishte krijuar një strukturë të re ministrore. Po ashtu, u parashtrua se Begaj i kishte ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi të re, krijimin dhe mundësimin e ministres virtuale.

Deputetët ngritën çështjen nëse Diella mund të konsiderohet një ministër në kuptimin kushtetues, pasi Kushtetuta parashikon rregulla konkrete për ministrat, përfshirë mënyrën e emërimit dhe përgjegjësitë e tyre.

Sipas një përmbledhje të vendimit të njoftuar poër mediat të enjten, Gjykata Kushtetuese konstaton se kjo është një çështje e re, për të cilën ajo nuk ka pasur qëndrime të mëhershme, në kontekstin e inteligjencës artificiale.

Një nga përfundimet e Gjykatës Kushtetuese është se, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë mënyrën se si ushtrohet pushteti publik. “Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca”, shprehet Gjykata Kushtetuese.

Për zgjidhjen e çështjes, Gjykata Kushtetuese u ndal në kompetencën e saj për ta shqyrtuar kërkesën e paraqitur, duke analizuar tre baza të ndryshme të kompetencës së saj për të vendosur, të parashikuara në nenin 131 të Kushtetutës.

Gjykata vlerësoi se pjesa e dekretit të kundërshtuar mund të prodhojë një efekt juridik për Kryeministrin, por nuk krijon vetë një kompetencë apo strukturë të re shtetërore. Për këtë arsye, ajo nuk e konsideroi dispozitën një akt me karakter normativ që mund të kontrollohej mbi këtë bazë.

Kërkuesit nuk u legjitimuan prej gjykatës, me argumentin se ata nuk ishin palë në këtë konflikt dhe nuk ishin cënuar drejtëpërdrejtë në kompetencat e tyre.

Së treti, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se, pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një funksionar konkret kushtetues, që të mund të kontrollohej prej gjykatës emërimi ose zgjedhja e tij.

Për rrjedhojë, Gjykata çmon se ajo nuk mund ta shqyrtojë çështjen as mbi këtë bazë, duke e rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për shfuqizimin e dy dekreteve të Presidentit si antikushtetues.

Në shtator të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare me emërimin në kabinetin e tij të “Diellës” – një chatbot virtual i integruar deri atëherë në platformën e-Albania të shërbimeve qeveritare digjitale. Por ndërsa sensacioni është zbehur një vit më pas, roli i saj konkret mbetet ende i paqartë.

 

Etiketa: Dekreti i PresidentitDiellaEdi RamaGjykata KushtetuesePartia Demokratike
Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim

Gjykata Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për “Diellën”

14:01 | 08/10/2026
justina shiroka pula 1

Justina Shiroka Pula, një tjetër grua në krye të Kosovës

13:36 | 08/10/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi zgjedh një kompromis për “Gjergj Kastriotin” dhe vilën romake

06:31 | 08/10/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit

19:00 | 07/10/2026
aeroporti vlore

Ish-administratori i aeroportit të Vlorës ndalohet në Prishtinë

18:36 | 07/10/2026
chatgpt

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

07:10 | 07/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.