Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një video nga protesta e zhvilluar sot para Kuvendit, ku dallohet një protestues duke u goditur me shkelma dhe grushta teksa ndodhej brenda një automjeti të policisë.
“Shtazëri e narkobanditëve të Skënder Ballukut! Krim i shëmtuar!”, shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook, duke akuzuar forcat e policisë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.
© SYRI.net